REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BASHKIA SARANDË
KABINETI

URDHËR
NR. 82, Datë 21.06.2021

 

PËR DISIPLINIMIN E ORAREVE TË PUNËS DHE MËNYRËS SË FUNKSIONIMIT TË NJËSIVE TË SHËRBIMIT, TREGTISË DHE VEPRIMTARIVE TË TJERA, NË MJEDISE PUBLIKE DHE PRIVATE PËR PERIUDHËN 01 KORRIK 2021 – 30 SHTATOR 2021

Në mbështetje të Ligjit Nr. 44/2015, “Kodi i Procedurës Administrative i Republikës së Shqipërisë”, Ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Neni 8/2, të Ligjit 9774, datë 12.07. 2017, “Për Vlerësinin dhe Administrimin e Zhurmës në Mjedis”, neni 8, pika 4 dhe 5, neni 17 dhe neni 18, pika 4, si dhe VKM Nr. 587, datë 07.07. 2010, “Për monitorimin dhe kontrollin e nivelit të zhurmave në qendrat urbane dhe turistike”, pika 3, aktit normativ Nr.2, datë 25.07.2012, si dhe Udhëzimit Nr. 259, datë 30.07.2012, i Ministrit të Brendshëm, VKB NR. 46, datë 05.12.2017, “Për miratimin e masave administrative dhe nivelit të gjobave të aplikueshme në territorin e Bashkisë Sarandë”, për t’i dhënë më shumë qetësi e akses pushuesve dhe vizitorëve në territotin e BashkiSë Sarandë,

                                                                                                URDHËROJ:
1. Ndërprerjen e veprimtarive të mjeteve të rënda të ndërtimit, si: çekiçë, fadroma, betoniera etj., në të gjithë territorin e Bashkisë Sarandë, duke filluar nga 1 korrik-30 shtator 2021,
Përjashtohen:
– Rastet e proceseve operacionale që nuk mund të ndërpriten, ose kur mosrealizimi i tyre krijon pasoja financiare nga moszbatimi i kontratave dhe veprimtaria e operatorëve të kontraktuar nga Bashkia për punë publike.
– Rastet e mësipërme lejohen vetëm me autorizim të veçantë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike.
2. Intervali prej orës 14:00-17:00 dhe pas orës 21:00 të çdo dite, konsiderohet orar pushimi dhe ndalohet çdo lloj punimi që gjeneron zhurmë, në ambiente publike, private apo familjare dhe që bëhet burim shqetësimi për banorët.
3. Orari i veprimtarisë dhe muzikës në ambientet e bareve, restoranteve dhe njësive akomoduese, si dhe njësive të tjera të kësaj kategorie, do të jetë në përputhje me Aktin Normativ të Këshillit të Ministrave, Nr. 23, datë 26 maj 2021, neni 3, pika a, duke reflektuar rast pas rasti ndryshimet sipas urdhërit të Ministrit të Brendshëm për këtë çështje.
4. Ngarkohet për zbatimin e këtij Urdhëri, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Policia Bashkiake dhe IVMT.
5. Urdhëri Nr. 69, datë 11 qershor 2020, “Për disiplinimin e orareve të punës dhe mënyrës së funksionimit të njësive të shërbimit, tregtisë dhe veprimtarive të tjera, në mjedise publike e private”, shfuqizohet.
6. Ky Urdhër hyn në fuqi më 1 korrik 2021 dhe shpallet në faqen zyrtare të Bashkisë Sarandë, për t’u bërë i njohur nga publiku.

KRYETAR

ADRIAN GURMA