NJOFTIM
Ju njoftojmë se ditën e premte më datë 31.10.2025 ora12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:
- P/vendim “Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6 % për muajin Shtator 2025”.
- P/vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin Shtator 2025”.
- P/vendim“Për një ndryshim në Vendimin e Këshillit të Bashkisë Sarandë nr.72, datë 23.12.2024”.
- P/vendim“Për miratimin e shembjes së godinës e cila shërbenpër kopshtit nr.4 Sarandë, pjesë e godinës së shtëpisë së fëmijës“Vangjel Pulla”, pasuri në pronësi të Bashkisë Sarandë, për qëllim ndërtimin e godinës së re të kopshtit “.
- P/vendim“Për miratimin e ndryshimit të pjesshëm të destinacionit për sipërfaqen 1347 m2, pjesë e pasurisë 17/322/1 zona kadastrale 8641 “truall” në pronësi të Bashkisë Sarandë, duke shtuar fushën e përdorimit dhe arsimin parashkollor ”.
- P/vendim “ Për korrigjimin e gabimeve materiale”.
- Gjendjen e rrugëve në fshatin Gjashtë – Sarandë, si rezultat i punimeve nga ndërmarrja Ujësjellës-Kanalizime.
- Analizë e mbarëvajtjes së sezonit turistik 2025.
- Raport i Drejtorisë së Shërbimeve Publike lidhur me lejet për vendparkime të rezervuara .
- Raport mbi performancën e Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit.
MBLEDHJET E KOMISIONEVE
- Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Tetor, ora 10:00.
- Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Tetor, ora 12:00 .
- Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 29 Tetor, ora 10:00.
- Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 29 Tetor, ora 12:00.
KRYETAR
ASAF STROKA
