Me urdhër të Kryetarit të Bashkisë, z. Oltion Çaçi, dhe bazuar në Ligjin nr. 44/2015, Ligjin nr. 139/2015, Ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008, neni 79, si dhe Udhëzimin nr. 6, datë 23.03.2021, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, përcaktohet sa vijon:

 

1. Caktimim e vendeve publike ne territorin e Bashkisë Sarande per afishimin e materialeve propagantistike të fushatës elektorale nga Partite Politike e Subjektet zgjedhore, me perbërjen si më poshtë:

 

  • Ne krahun e djathtë te segmentit te rrugës hyrëse të qytetit 100 m nga rrethrrotullimi ku ndahet rruga Vlorë dhe Gjirokastër në kufirin midis fshatrave Metoq dhe Gjashtë.
  • Në krahun e djathte te segmentit te rrugës hyrëse të qytetit 50 m pas portës hyrëse të subjektit “Hasani” sh.p.k .
  • Ne pjesën e murit anësor mbajtës ne hyrje te rrugës Onhezmi në nje distancë prej 20 m.
  • Në krahun e djathtë te rrugës “Gjergi Araniti dhe Janaq Kumi” ( Rruga e pestë) nga kryqezimi i rrugës “Adem Sheme” deri në hyrjen e Portës së Marinës.
  • Në pjesë anësore të strukturave të ngritura në sheshin “Kosova” dhe në kryqëzimin e rrugës të Butrinit me rrugën 40 Shënjtorët.
  • Sheshi “Miqësia” prane Postës Shgiptare , Njësia Administrative Ksamil.