NJOFTIM

Ju njoftojmë se ditën e premte më datë 28.03.2025 ora12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:

 

  1. P/vendim“Për deklarimin e mbarimit para afatit të mandatit të anëtarit të Këshillit Bashkiak”.
  2. P/vendim“Zgjedhjen e anëtarit që do të përfaqësojë Këshillin e Bashkisë Sarandë në Këshillin e Qarkut Vlorë”.
  3. P/vendim “Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6 % për muajin Shkurt 2025”.
  4. P/vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin Shkurt 2025”.
  5. P/vendim “Për miratimin e  shtetasen  M për t’u trajtuar në qendrën polivalente ditore të të moshuarve “Feti Rugji” Sarandë ”.
  6. P/vendim “Për një ndryshim në vendimin e Këshillit të Bashkisë nr.120 datë 31.08.2023 për ngritjen e Komisionit të Strehimit”.
  7. P/vendim “ Për miratimin e te ardhurave dhe të tavaneve të shpenzimeve të programit buxhetor vendor  afatmesëm 2026-2028”.
  8. P/vendim “ Mbi miratimin e buxhetit faktik të Bashkisë Sarandë për vitin 2024”.
  9. P/vendim “ Miratim i korrigjimit të gabimeve materiale”.
  10. Informacion në lidhje me procesin e inventarizimit të pronave të Bashkisë, dhe informacion mbi Eco Campusin.
  11. Raport mbi ecurinë e investimeve të vitit 2024.
  12. Informacion nga Qendra multifunksionale për zhvillimin e fëmijëve dhe problematikat për vijimin e punës.

 

MBLEDHJET E KOMISIONEVE

 

  • Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Mars, ora 10:00.
  • Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Mars, ora 11:00.
  • Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Mars, ora 11:00 .
  • Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Mars, ora 12:00.

 

KRYETAR

ASAF   STROKA