NJOFTIM
Ju njoftojmë se ditën e premte më datë 28.02.2025 ora 14:30, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:
- P/vendim “Për deklarimin e mbarimit para afatit të mandatit të anëtarit të Këshillit Bashkiak”
- P/vendim “ Miratim i korrigjimit të gabimeve materiale”.
- P/vendim “Për dhënien e mandatit të anëtarit të Këshillit Bashkiak”
- P/vendim “Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6 % për muajin Janar 2025”.
- P/vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin Janar 2025”.
- P/vendim “Për miratimin e ndihmës financiare për shtetasin Athina Mako”.
- Informacion në lidhje me procesin e inventarizimit të pronave të Bashkisë, dhe informacion mbi Eco Campusin.
- Raport mbi ecurinë e investimeve të vitit 2024.
MBLEDHJET E KOMISIONEVE
- Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Shkurt, ora 10:00.
- Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Shkurt, ora 11:00.
- Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Shkurt, ora 11:00 .
- Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Shkurt, ora 12:00.
KRYETAR
ASAF STROKA


