Ju njoftojmë se ditën e hënë më datë 23.12.2024 ora12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:
- P/vendim “Për miratimin e planit të aktiviteteve të Këshillit të Bashkisë Sarandë për periudhën Janar – Dhjetor 2025
- P/vendim “Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6 % për muajin Nëntor 2024”.
- P/vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin Nëntor 2024”.
- P/vendim “Për miratimin e shtetasit B.M për tu trajtuar në Qendrën Polivalente Ditore të të moshuarve “Feti Rugji “ Sarandë
- P/vendim“Për miratimin e listës emërore të nxënësve të arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike që do të përfitojnë bursat financiare për vitin shkollor 2024-2025”.
- P/vendim“Për miratimin e kërkesës për transferimin në pronësi të Bashkisë Sarandë, të pasurisë me nr.6/64 e llojit truall me sipërfaqe 1450m2 zona kadastrale 8642 “
- P/vendim“Për miratimin e detajimit të Buxhetit të vitit 2025 dhe programin buxhetor afatmesëm 2025-2027 të Bashkisë Sarandë” .
- P/vendim “ Miratim i korrigjimit të gabimeve materiale”.
MBLEDHJET E KOMISIONEVE
- Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 18 Dhjetor, ora 10:00.
- Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 18 Dhjetor, ora 11:00 .
- Komisioni i turizmit, do të zhvillojë mbledhjen në datë 18 Dhjetor, ora 13:00.
- Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 19 Dhjetor, ora 10:00.
- Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 19 Dhjetor, ora 11:00.
- Komisioni i arsimit,kulturës, sporteve do të zhvillojë mbledhjen në datë 19 Dhjetor, ora 13:00.
- Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 20 Dhjetor, ora 10:00.
- Komisioni i shëndetësisë, veterinarisë e mjedisit, do të zhvillojë mbledhjen në datë 20 Dhjetor, ora 12:00.
KRYETAR
ASAF STROKA