UDHËZUESI MBI THIRRJEN PËR PROJEKT PROPOZIMET PËR FESTAT E FUNDVITIT 2024

 

Thirrja e Bashkisë Sarandë për aplikim për projekte kulturore, artistike në mbështetje të Vendim të Këshillit Bashkiak Sarandë nr.155 datë 26.12.2023 “Për miratimin e Buxhetin e Bashkisë Sarandë për Vitin 2024” , shprehur i ligjshëm nga Prefekti i Qarkut Vlorë me shkresën nr.1/1 datë 09.01.2024 synon të mbështesë financiarisht me fondet e Bashkisë Sarandë, projekt-propozime të paraqitura të cilat kanë në objekt të organizimit të atmosferës për festat e fundvitit në territorin e Bashkisë Sarandë.

 

PRIORITETET E THIRRJES

Bashkia Sarandë do të mbështesë projekte të cilat do të krijojnë atmosferë festive për festat e fundvitit. Aktivitetet që do të zhvillohen në ambiente të hapura publike, të cilat përkojnë me periudhën e  05 Dhjetor 2024 deri m 15 Janar 2025 dhe që lidhen me :

  • Konceptimin dhe projektimin e zhvillimit të Saranda Christmas Market
  • Koncerte, festivale, shfaqe të artit skenik bashkëkohor, të arteve pamore, kënd lojrash per fëmijë, etj;

 

AFATET KOHORE DHE PERIUDHA E REALIZIMIT

Thirrja do të qëndrojë e hapur : Nga data 05.11.2025 deri në datën 13.11.2025 ora 16:00.

Periudha e realizimit të projekteve:  05 Dhjetor 2024 deri më 15 Janar 2025

Vendndodhja : Shëtitorja e Qytetit

Implementimi: 15 Shtëpiza të dekoruara ; 5 Stenda Produktesh ,Aktivitete , Kend Lojrash etj

Fondi limit është  4.000.000  lekë

 

MËNYRA E APLIKIMIT

Subjekti duhet te plotesojë formularët standartë bashkëlidhur thirjes.

Dokumentacioni dorëzohet në rrugë postare në Zyrën e Protokollit të Bashkisë Sarandë.

 

VIZIBILITETI

Aplikantët e mbështetur financiarisht për një projekt kulturor duhet të evidentojnë në çdo rast në mënyrë të dukshme dhe të pranuar nga palët në kontratën që do të lidhet për këtë qëllim,  përkrahjen financiare të Bashkisë Sarandë si dhe të vendosin në dijeni për cdo bashkëpunëtor të mundshëm për realizimin e projektit .

Aplikantët e mbështetur financiarisht për një projekt kulturor duhet të realizojnë cdo kërkesë apo nevojë te kërkuar nga ana e Bashkisë.

 

VËMENDJE !

  • Në rast se gjatë zbatimit të projektit, vërtetohet se ka patur paraqitje të dokumentacionit të rremë, Bashkia Sarandë do të kërkojë kthimin e plotë të shumës së akorduar.
  • Aplikanti ka për detyrë të aplikojë objektivat, prioritetet dhe garancitë e vizibilitetit në përputhje me rregullat e komunikimit dhe të vizibilitetit të Bashkisë Sarandë dhe në mbikqyrje të strukturave të Bashkisë Sarandë.

Kriteret e kërkuara:

  • Operatori që merr përsipër realizimin e aktiviteteve të fundvitit, duhet të ketë eksperiencë të njohur në zhvillimin e aktiviteteve artistiko-kulturore.
  • Operatori duhet të ketë në CV-në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në evente të tilla;
  • Vlerësohet cilësia e projektit si edhe propozimet konkretë për artistët pjesëmarrës në saj të njohjes së tyre në shkallë vendi dhe më gjerë ;

Kritere të tjera:

  • Aktivitetet e fundvitit do të mbahen në qytetin e Sarandës dhe ato do të zgjasin për më tepër se një muaji.
  • Atmosfera festive duhet të zgjasë përgjatë gjithë ditëve që do të mbahen këto aktivitete janë të lira dhe në të duhet të përfshihen të rinj, profesionistë dhe artiste të mirënjohur të skenës kombëtare dhe ndërkombëtar
  • Duhet të përfshijë edhe nje Stage gjatë periudhës 24/12/2024 – 01/01/2025
  • Duhet të përfshijë dhe dekorimin me ndricim festiv pjesa e shëtitores ku do të zhvillohen aktivitetet;
  •  Ruajtjen e zonës përgjatë 24 orëve gjatë ditëve të aktiviteteve me staf të kualifikuar te kompanive të sigurise fizike nga momenti që fillon puna për infrastrukturën e aktivitetit deri në përfundim të tij dhe largimit  të gjithë pajisjeve të insfrastruktures së festes.
  • Aneksi-2-Formulari-i-Aplikimit-2024-1       aneksi-3       Aneksi-4-Tabela-e-aktiviteteve-2024       DOKUMENTAT
AlbaniaUSA