Në praninë e Prefektit të qarkut Vlorë, z. Vangjel Tavo u zhvillua ditën e sotme takimi ndërinstitucional në kuadër të analizimit të ecurisë dhe prezantimit të planit të masave të ndërmarra për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2024.
Në takim u theksua se bashkëpunimi ndërinstitucional është i rëndësishëm për menaxhimin e turizmit dhe u kërkua angazhimi maksimal i të gjitha strukturave të pushtetit vendor dhe degëve territoriale për arritjen e një sezoni turistik sa më të suksesshëm.