Bashkia Sarande nënshkroi në prani të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Znj.Albana Koçiu , Ambasadores së Zvicrës Znj. Ruth Huber dhe Përfaqësueses së Përhershme të UNDP-së në Shqipëri Znj. Monica Merino marrëveshjen e grantit të fituar nga Bashkia Sarandë në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Askush Të Mos Mbetet Pas – LNB2”, i cili financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. Fokusi kryesor i projektit është kujdesi i shtuar për grupet vulnerabël dhe shtimi i shërbimeve sociale për ata në nevojë.