Larg çdo zyrtarizmi dhe jashtë mjediseve të shkollës, është zhvilluar një bashkëbisedim i lirë për arsimin. Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, ka realizuar takim me gjimnazistë dhe me arsimtarë. Rreth një tryeze miqsore, është folur pastër për atë që nxënës e mësues mendojnë se ka nevojë mësimdhënia. Biseda e bërë solli mjaft mendime të vlefshme e të dobishme për të nxitur inovacionin dhe përgatitur Sarandën e së ardhmes.
Kryebashkiaku Gurma shoqërohej në këtë takim, nga drejtori i Parkut Kombëtar të Butrintit, Eri Sulo.

