Këto ditë në vigjilje të Krishtlindjeve dhe për festat e fundvitit, si një kartolinë e bukur urimi, ka shkuar dhurata me logon e Bashkisë së Sarandës. Të parët që ekanë marrë atë, ishin vogëlushët e kopshteve, duke filluar nga ata që frekuentojnë këto institucione të ciklit parashkollor në Gjashtë, Çukë e Ksamil. Shpërndarja e dhuratave nga Babagjyshi ka vijuar në kopshtet e çerdhet publike që funksionojnë në qytetin e Sarandës. Kudo Babagjyshi i dhuratave të Bashkisë, është pritur me atmosferë festime, me veshjet më të bukura dhe me simbolikë festash, me zbukurime të mjediseve e klasave dhe me koncerte festive, përgatitur me kujdesin e edukatoreve. Atmosferën festive e bënë më të gëzueshme urimet për Krishtlindje të bekuara dhe për shëndet, mbarësi e lumturi në Vitin e Ri 2022, që po presim.























































