Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma u takua sot me një grup të kryesuar nga Marcus Wild, drejtues i kompanisë austriake🇦🇹 “Ideal Live Marketing” dhe ekspertë të saj e të “Primes Albania”. Biseduan mbi mbarëvajtjen e sezonit turistik ⛵️🚤, eventet e organizuara🎤, mbi mundësinë për të asistuar në organizim aktivitetesh, festivalesh verore 🎼🎹apo lojrave sportive të ujit 🏄♀️🏊♂️🚣♀️ që i duhen Sarandës dhe turistit të saj, si dhe në hartimin e një oferte turistike rajonale gjithëpërfshirëse, duke integruar edhe bashkitë fqinje në rajon✅












