Njësia mbështetëse për pastrimin vazhdon të bëhet faktor në mënjanimin e vendeve të kthyera në vendgrumbullime ndotëse për mjedisin në vite. Kontrolli i hapësirës nga Saranda në Ksamil, përfshirë edhe akset rrugore e pastaj heqja e mbetjeve të hedhura, është një punë e përditshme e kësaj njësie. Pas kësaj, do jetë e patolerueshme dhe e ndëshkueshme hedhja e mbetjeve nga kalimtarët apo udhëtarët, duke mos lejuar rikrijimin e vatrave të ndotura.