9 Tetor 2021 shënon 77 vjet nga data e çlirimit të Sarandës dhe për të festuar këtë datë Bashkia e Sarandës ka organizuar disa aktivite në këtë ditë të veçantë.
Ato kanë nisur me homazhe në Lapidarin në Qafë të Gjashtës, që ngrihet në kujtim të betejave për çlirim dhe në nderim të 14 dëshmorëve të rënë në 9 tetorin e 1944, duke vijuar me një kokteil të shtruar me këtë rast, për të risjellë në kujtesë fakte historike mbi luftimet për çlirimin e Sarandës, nga partizanë të Brigadës 12, 14 dhe 19 të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare, të ndihmuar edhe nga forcat aleate britanike.
Në Sheshin e Limanit u dha një koncert i përgatitur enkas për Ditën e Çlirimit, nga Qendra Kulturore dhe Qendra Kulturore e Fëmijëve.