Çdo ditë e re që zbardh i gjen më të sistemuar e më të plotësuar me rërë plazhet publike përgjatë shetitores së Sarandës. Frekuentuesit e Plazhit të Ri dhe atij “Hasan Tahsini” i kanë gjetur atë në gjendje dukshëm përmirësuar mëngjesin e 4 korrikut. Kjo, pasi në sipërfaqet e këtyre dy plazheve, gjatë natës e deri mëngjes është hedhur rërë e re dhe është bërë sistemimi i saj.
Pas përfundimit të sistemimit të tyre, puna do të zhvendoset në Plazhin e Centralit (“Rinia”), duke u shtrirë deri në skajin fundor të shetitores, ku, për herë të parë, zgjaten edhe plazhet publike.



