Peizazhi i rrugës hyrëse për në Sarandë po plotësohet në elementin e munguar të gjelbërinit. Pemë të llojit “Magnolia Grandiflora” janë shtuar përgjatë kësaj rruge dhe trotuareve të saj.
Kjo ka ndodhur e do të vijojë në ditët e muajit dhjetor, të njohur si muaj i pyllëzimit dhe mbjelljeve të reja.
Plotësimi dhe shoqërimi me pemë, i këtij aksi rrugor, prezantues të qytetit të turizmit, është investim i Bashkisë së Sarandës.




