“Butrinti” është skuadra më e mirë e momentit në Kategorinë e Dytë. Kjo gjë u vërtetua dhe në takimin e sotëm, përballë skuadrës rivale, Devollit. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Andon Lapa” u mbyll me fitoren 2-1, për ekipin e “Butrinti”-t, që shfaqi dhe njëherë formën fantastike, që po tregon në këtë sezon të ri. Një gol i shënuar nga ana e A. Kolonja dhe një tjetër nga Xh. Mirani, i dhanë tri pikët e arta skuadrës, që tashmë eshtë shkëputur në krye të renditjes. Pas këtij suksesi fantastik, “Butrinti” mban vendin e parë, me 16 pikë të grumbulluara, duke lënë pas Devollin me 3 pikë.