4 ndeshje, 4 fitore, dhe shkëputet i vetëm në krye të renditjes në Kategorinë e Dytë.

Skuadra e Butrintit është duke bërë një sezon mbresëlënës në këtë sezon të ri, duke dhuruar emocione, spektakël dhe fitore.

Në duelin direkt me Përmetin ishin djemtë e drejtuar nga tekniku Milto Gurma, që dolën fitimtarë në stadiumin “Andon Lapa”, duke vijuar serinë e fitoreve.

4 gola për 3 pikët e radhës, i mjaftuan Butrintit për të triumfuar në ndeshjen e sotme përballë Përmetit, me shifrat 4-2.