BAZA LIGJORE

  1. LIGJI Nr. 9780 datë 16.07.2007 “PËR INSPEKTIMIN E NDËRTIMIT”
  2. VKM Nr. 894 datë 04.11.2015 “PËR UNIFIKIMIN E PROCEDURAVE TË KONTROLLIT TË TERRITORIT NGA INSPEKTORATI KOMBËTAR I MBROJTJES SË TERRITORIT DHE AI I NJËSISË VENDORE”
  3. LIGJI Nr. 107/2014 “PËR PLANIFIKIMIN DHE ZHVILLIMIN E TERRITO-RIT”

 

MISIONI:

Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit ka si mision:

-Të mbajë nën kontroll territorin urban të Bashkisë, në funksion të zbatimit të planit rregullues të qytetit, në përputhje me legjislacionin në fuqi;

-Të ndërhyjë në të gjitha rastet kur vëren shkelje të ligjit për urbansitikën dhe të ndalojë e më pas të vendosë për prishjen e çdo ndërtimi pa leje dhe në kundërshtim me planin e përgjithshëm rregullues të qytetit.

 

Kryeinspektori

  1. Të organizojë dhe drejtojë të gjithë veprimtarinë e Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Sarandë dhe njësitë administrative, për të cilën raporton tek Drejtori i Policisë, Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit.
  2. Nënshkruan aktet që dalin nga IVMT  dhe kërkon nga vartësit ndjekjen për zbatimin e tyre;
  3. Ndjek zbatimin e detyrave që dalin nga aktet ligjore dhe nënligjore në vep-rimtarinë e IVMT-së;
  4. Shqyrton dhe merr vendime për shkeljet e konstatuara gjatë kontrollit të zbatimit të ligjshmërisë në fushën e ndërtimit;
  5. Vendos masa administrative në ngarkim të subjekteve që shkelin ligjshmë-rinë në fushën e ndërtimit, siç parashikohet në aktet ligjore në fuqi
  6. Vendos pezullimin e punimeve në ndërtim në rastin kur një afat kohor paraprak është i nevojshëm për marrjen e vendimit për përmbushjen e detyrimit ligjor.
  7. Përgatit kallëzim penal për veprat penale të konstatuara gjatë ushtrimit të kontrollit dhe e paraqet atë pranë organeve përgjegjëse, sipas legjislacionit në fuqi;
  8. Vendos prishjen e ndërtimit të kundërligjshëm;
  9. Në zbatim të detyrimeve ligjore kërkon zyrtarisht mbështetjen e strukturave të Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake, për zbatimin e vendimeve për prishje të objekteve të kundraligjshme;
  10. Jep informacion në Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, si dhe krijon të gjitha lehtësitë për përmbushjen e detyrave të këtij inspektoriati
  11. Kërkon për verifikim nga arkivi i Drejtorisë së Planifikimit Territorit dokumentacionin mbi subjektet e ndërtimit që janë në procedura verifikimi për shkelje të ligjshmërisë në fushën e ndërtimit.

Inspektori

Është nëpunës, me varësi direkte nga Kryeinspektori i dhe ka këto detyra:

  1. Ushtron funksionet ligjore brenda kufijve territorialë të Bashkisë Sarandë
  2. Ushtron kontroll në gjithë territorin e Bashkisë, veçanërisht tek subjektet e ndër-timit, sipas planit të miratuar më parë nga Kryeinspektori, sipas kësaj procedure:
  3. I paraqet subjektit njoftimin për kontroll, nënshkruar nga Kryeinspektori;
  4. Mbas shtatë ditësh nga data e kontrollit mban aktin e kontrollit për problemati-kat e konstatuara në subjekt, në të cilin përcaktohet afati 10 ditë për realizimin e detyrave të lëna
  5. Në rast të mosrealizimit të detyrimeve ligjore të lëna në akt-kontroll, subjekti mban përgjegjësi, ndërsa inspektori plotëson aktin e konstatimit.
  6. Merr pjesë në ekzekutimin e gjithë vendimeve për prishje të objekteve të paligj-shme brenda territorit të Bashkisë
  7. Pasqyron veprimtarinë e punës në procesverbalin e konstatimit, të cilin ia dorë-zon kryeinspektorit
  8. Vlerëson konfliktet sociale gjatë ndërtimit, ankesa këto të ardhura me shkrim nga subjekte fizike apo juridike (private e shtetërore) dhe jep mendime për mëny-rën e zgjidhjes ligjore;
  9. Ndjek dhe zbaton urdhërat dhe detyrat e dhëna nga Kryeinspektori gjatë ushtri-mit të kontrolleve
  10. Dokumenton punën e bërë në ushtrimin e detyrës me aktet proceduriale të mira-tuara.
  11. Administron sipas ligjit “Mbi arkivat” dokumentacionin e depozituar nga sub-jektet fizike e juridike pranë IVMT-së dhe pasi nënshkruhet nga Kryeinspektori i bëhet e ditur subjektit përkatës
  12. Arkivon (në arkivin e Bashkisë) dokumentacionin që rezulton nga puna në terren apo zyra e inspektorëve (procesverbal, relacion), brenda afateve të përcaktuara në ligj
  13. Arkivon dokumentacionin që administrohet në rast ndërhyrjeje për prishje të objekteve të paligjshme

 

AlbaniaUSA