
Institucioni rezidencial i përkujdesit social për fëmijë 6-16 vjeç “ Vangjel Pulla” , funksionon në bazë të standardeve dhe procedurave të bazuara sipas politikave të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, sipas legjislacionit për sistemimin e mbrojtjes shoqërore dhe udhëzimeve përkatëse.
- Ligji Nr. 18/2017 dt 24.02.2017 “Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e fëmijëve ”
- 121/2016 dt 24.11.2016 “ Për shërbimet e Kujdesit Shoqëror në republikën e Shqipërisë”
- VKM Nr 659 dt 17.10.2005 “Për Standartet e Shërbimeve të Përkujdesit Shoqëror për Fëmijët në Institucionet Rezidenciale”
- Udhëzim Nr 830 dt 14.4.2008 “Për zbatimin e Standarteve tër zbatimin e Standarteve të Shërbimeve të Përkujdesit Shoqëror, për fëmijët në Institucionet rezidenciale publike dhe jo publike”
- VKM Nr. 518 dt 04.09.2018 “ Për shërbimet e kujdesit shoqëror komunitar e rezidencial,kriteret, procedurat për përfitimin e tyre dhe masën e shumës për
shpenzime personale për përfituesit e shërbimit të organizuar”
MISIONI
Ofrimi i shërbimeve rezidenciale të përkujdesit shoqëror për fëmijë duke siguruar mbrojtje, zhvillim dhe integrim në jetën shoqërore, dhe duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.
OBJEKTIVAT E INSTITUCIONIT
- Zbatimi i standarteve dhe procedurave ligjore në interesin më të lartë të fëmijëve pa dallim gjinie, rrace, feje, kulture, etnie.
- Mirërritje, kujdes shëndetësor dhe social.
- Edukim, arsimim, trajtim psikosocial i fëmijëve duke krijuar rreth tyre kushtet dhe karakteristikat e një ambjenti familjar.
- Integrimi i fëmijëve në ambientin jashtë institucionit.
- Ofrimi i shërbimit alternativ të përkujdesit si: birësimi, shtëpi-familje, kujdestaria në familje, shërbimi komunitar, shërbime gjysëm të pavarur për fëmijët e moshës mbi 14 vjeç, etj.
- Garantimi me efektivitet i mbrojtjes së të drejtavë të fëmijëve.
STRATEGJIA E INSTITUCIONIT
Strategjia e institucionit për realizimin e objektivave bazohet në:
- Respektimin dhe zbatimin e standarteve të shërbimeve
- Përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve nëpërmjet kualifikimit të stafit, menaxhimit efektiv, fuqizimit të burimeve materiale dhe financiare
- Dhënien e shërbimeve të personalizuara duke vlerësuar nevojat e veçanta sociale, shëndetësore, emocionale, kulturore dhe materiale të përfituesve
- Bashkëpunimin me sektorin joqeveritar, donatorët, biznesin, pushtetin vendor dhe komunitetin për gjallërimin e jetës social-kulturore të fëmijëve, integrimin e tyre social dhe përmirësimin e shërbimeve të ofruara në institucion
- Institucionet rezidenciale të përkujdesit për fëmijë duhet të bashkëpunojnë për të ofruar shërbim të menjëhershëm dhe mbështetje në rastin e fëmijëve të referuar si raste emergjente, në çdo kohë.
Fushat që mbulojnë 13 Standartet
- Qëllimi i shërbimit dhe përshtatshmëria sipas qëllimit:Shtëpia e Fëmijës zotëron një deklaratë mbi qëllimin e shërbimit si edhe një manual për fëmijët, që përshkruan me saktësi se çfarë kërkon të bëjë ky shërbim për fëmijët, si edhe mënyrën sipas të cilës ofrohet përkujdesja. – Fëmijët udhëzohen dhe kanë njohuri se çfarë mund të presin nga shërbimi në një shtëpi të tillë, se si do të bëhet përkujdesja ndaj tyre dhe personin përgjegjës për përkujdesjen. Një deklaratë e qartë mbi atë se si operon ky shërbim, është e disponueshme për prindërit dhe të interesuarit e tjerë.
- Plani i përkujdesjes:Plani i përkujdesjes për secilin fëmijë paraqet në mënyrë të qartë nevojat e vlerësuara të fëmijës, objektivat dhe aktivitetet e përkujdes-jes, krijimin e mundësive për të plotësuar këto nevoja nga stafi i shtëpisë, dhe mënyra se si do të vlerësohet efektiviteti i përkujdesjes për çdo element (komponent) të planit. – Nevojat e fëmijëve vlerësohen dhe plotësohen në mënyrë efektive dhe të plotë në përshtatje me moshën e tyre. Planet me shkrim paraqesin mënyrat se si do të plotësohen nevojat dhe si do të zbatohen këto plane. Çdo fëmijë konsiderohet si një individ.
Përgatitja për jetesë të pavarur: Shtëpia e fëmijës, siguron hartimin e një plani përgatitor për fëmijët që largohen nga përkujdesja në shtëpi dhe lëvizin (transferohen) në forma të tjera të përkujdesjes (integrim në familjen natyrale, birësim, kujdestari, etj) ose në jetesë të pavarur apo gjysmë të pavarur. – Fëmijët mbështeten e përgatiten per t’u larguar nga shtëpia me qëllimin e lëvizjes, zhvendosjes në një forme tjetër përkujdesjeje apo për të bërë një jetë të pavarur ose gjysmë të pavarur.
- Ushqyerja:Fëmijëve u sigurohet dhe ofrohet ushqim dhe lëngje të shëndetshme, të sigurta, të shumëllojshme e në sasira të mjaftueshme për moshën si edhe që plotësojnë dëshirat e tyre. – Fëmijët marrin ushqime dhe lëngje të shëndetshme me vlera ushqyese që plotësojne nevojat e tyre dietike në përputhje me moshën. Fëmijëve me nevoja të veçanta ushqimore, u sigurohet një dietë e veçantë sipas rekomandimeve të specialistit.
- Paraqitja, veshja dhe nevojat materiale:Shtëpia plotëson nevojat për veshje dhe gjëra personale të domosdoshme të fëmijëve. – Fëmijët vishen në mënyrë të rregullt. Ata inkurajohen dhe u ofrohet mundësia për të zgjedhur vetë veshjet dhe gjërat e domosdoshme personale, që plotësojnë nevojat e tyre.
- Shëndeti fizik, emociaonal, mendor dhe dentar:Nevojat fizike, emocionale dhe shëndetësore të secilit fëmijë janë identifikuar dhe janë marrë masat e duhura për të siguruar shërbimet mjekësore, dentare dhe shërbime të tjera që nevojiten për të plotësuar këto nevoja. Fëmijët udhëzohen dhe u ofrohet këshillim mbi çështje që kanë të bëjnë me shëndetin dhe përkujdesjen personale. – Fëmijët jetojnë në një mjedis të shëndetshëm. Nevojat e tyre shëndetësore janë identifikuar dhe ofrohen shërbime për t’i plotësuar këto nevoja. Tek fëmijët, nxiten mënyra të shëndetshme jetese (patja e një shëndeti të mirë).
- Edukimi:Shtëpia ndjek një politikë edukimi që synon të nxisë dhe të mbështesë edukimin (shkollor) të fëmijëve gjatë gjithë periudhës që ata jetojnë në shtëpinë në fjalë. – Edukimi i fëmijëve nxitet në mënyrë aktive duke u konsideruar si një proces i rëndësishëm në vetvete dhe si pjesë e përgatitjes së fëmijëve për moshën e pjekurisë.
- Argëtimi:Ka mundësi të mjaftueshme për fëmijët, për të marrë pjesë në një varg aktivitetesh të përshtatshme për të kaluar kohën e lirë, si dhe pët të zhvilluar nevojat fizike, emocionale e sociale të tyre. Shtëpia planifikon e siguron burime financiare për të mbështetur këto lloje aktivitetesh. – Fëmijët janë në gjendje të ndjekin interesat e tyre të veçanta, të ndërtojnë marrëdhënie pozitive, të zhvillojnë vetëbesimin në aftësitë e tyre. Stafi mbështet e inkurajon fëmijët për t’u përfshirë në aktivitetet e kohës së lirë.
Përdoruesit informohen për veprimin që është ndërmarrë si pasojë e ankesës së tyre.
- Mbrojtja nga abuzimi:Ka procedura që nxisin sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve dhe që sigurojnë mbrojtjen e tyre nga abuzimet. Procedurat njihen dhe kuptohen nga i gjithë stafi duke përfshirë stafin e ri, të vjetër, vullnetar, si dhe stafin e përkohshëm. – Mirëqenia e fëmijëve nxitet dhe ato mbrohen nga abuzimet ndërkohë që trajtohet me kujdesin e duhur ndonjë dyshim i ngritur për abuzim. Kontrollet lidhur me dëshmitë e penalitetit janë të paraqitura në dosjet individuale të stafit.
- Mjedisi dhe akomodimi:Shtëpia siguron mjedis fizik të përshtatshëm, mikpritës, të stilit shtëpiak dhe të një cilësie të mirë për fëmijët, stafin, prindërit apo personat e tjerë të interesuar, në përputhje me qëllimin dhe funksionin e saj. Shtëpia mbahet në rregull. – Fëmijët jetojnë në një shtëpi, të zbukuruar, të mobiluar dhe të mirëmbajtur, e cila ofron lehtësira për përdorimin e mjediseve të saj dhe që u mundëson fëmijëve të mbajnë kontakte me familjet e tyre.
- Stafi:Ekziston një dokument i cili përcakton strukturën, numrin dhe procesin e përzgjedhjes së punonjësve. Nëpërmjet programeve të trainimit zhvillohen kompetencat e përgjithshme të stafit, si në grup ashtu edhe individualisht, për realizimin e deklaratës së qellimit të shtëpisë, planet e përkujdesit dhe reagimit ndaj nevojave individuale të fëmijeve që përdorin këtë shërbim. – Ekziston një përzgjedhje dhe një ekzaminim i kujdesshëm i të gjithë stafit dhe vullnetareve gjatë punës me femijët. Sigurohet që fëmijët përfitojnë përkujdesjen dhe shërbimet e nevojshme nga një staf kompetent.
Menaxhimi: Personi i rregjistruar mund të provojë që shtëpia ka stafin e duhur në përputhje me nevojat e atyre që banojnë atje dhe që plotëson kërkesat e deklaratës së qëllimit të kësaj shtëpie. – Aftësitë e stafit të shtëpisë janë në nivelin e duhur për plotësimin e nevojave të fëmijëve që banojnë aty, sipas kërkesave në Deklaraten e Qëllimit të shtëpisë.
KONTAKTET
Rruga “Adem Sheme”
Tel: + 355 852 222930
e-mail: sarandashelter@gmail.com
