Policia Bashkiake ka tashmë një përvojë pune mbi 20 vjeçare, e cila ka rezultuar e sukseshme. Është përballur me shumë problematika, të cilave përgjithësisht u është dhënë zgjidhje sipas normave ligjore, ku mbështetet gjithë veprimtaria e saj.

 

 

Policia Bashkiake:

  • Është organ ekzekutiv, i përfshirë në strukturën e aparatit të Bashkisë dhe në varësi të Kryetarit të Bashkisë
  • Vepron si strukturë më vete dhe drejtohet nga Kryeinspektori i Policisë Bashkiake;
  • Shërbimi i Policisë Bashkiake, si strukturë organizative, ekzekutive pranë Bashkisë, punën e saj e kryen në bazë të  ligjit Nr. 8224 dt.15.07.1997, “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë të Bashkisë dhe Komunës”, i ndryshuar me ligjin Nr. 8335 dt. 23.04.1998, si  edhe në rregulloren Tip të Policisë Bashkiake
  • Nuk është pjesë përbërëse e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, por gëzon mbrojtje ligjore njëlloj me punonjësit e Policisë së Shtetit
  • Punon për sigurimin e zbatimit efektiv të akteve të nxjerra nga Kryetari i Bashkisë, si edhe nga Këshilli Bashkiak, të cilat kanë të bëjnë me sigurimin e rendit  dhe të qetësisë, si edhe me mbarëvajtjen e punëve publike
  • Siguron zbatimin e urdhërave të nxjerra nga Kryetari, që kanë të bëjnë me persona juridikë e fizikë, të cilët nuk plotësojnë detyrimet ligjore, fiskale, apo çdo detyrim tjetër pasuror.
  • Merr masat e duhura, duke bashkëpunuar me strukturat përkatëse të Bashkisë dhe ato jashtë saj, për të garantuar mbrojtjen e ambientit nga ndotjet
  • Informon Kryetarin e Bashkisë për rastet e epidemive
  • Konstaton dhe shmang ndërtimet pa leje, zënien e trojeve në mënyrë të paligjshme, të ndërtesave e subjekteve publike të Bashkisë
  • Merr masa për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike, duke shmangur zëniet, zhurmat, përdorimin e altoparlanteve, borive, si edhe veprime të tjera, që u shkaktojnë shqetësime qytetarëve
  • Merr masa për ruajtjen dhe sigurimin e rendit, kur ka grumbullime publike, si: në treg, në raste ceremonish publike, artistike, fetare, sportive etj.
  • Kërkon respektimin e dispozitave ligjore, të cilat rregullojnë veprimtarinë e shitblerjes në mjedise publike, si edhe respektimin e orarit  të shërbimit të njësive tregtare
  • Aktivizohet dhe ndihmon në parandalimin dhe evitimin e fatkeqësive të ndryshme
  • Në përmbushjen e detyrave të saj, Policia Bashkiake bashkërendon punën edhe me Drejtori e zyra të tjera të aparatit të Bashkisë, sidomos me Drejtorinë e Planifikimit dhe Kontrollit të Territorit, IVMT-në, shërbimet publike, juridike, etj.
  • Bashkëpunim të veçantë Policia Bashkiake mban me Policinë e Shtetit, për të gjitha problemet
  • Punon me plan mujor dhe vjetor, i cili miratohet nga Kryetari i Bashkisë
  • Mban uniformën e vet dhe stemën e Bashkisë
  • Kryen edhe detyra të tjera operative, që ia ngarkon Kryetari i Bashkisë.
  • Kontrollin lirimin e hapësirave publike të zaptuara, parandalimin e ndotjes së mjedisit dhe ndërtimeve pa leje, mbështet-jen e Drejtorive të Bashkisë, për realizimin e projekteve të Bashkisë Sarandë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë në aktivitetet kulturore, sportive, ceremonitë përkujtimore të organizuara nga ose me lejen Bashkisë, si dhe ndjekjen në kohë, duke u dhënë zgjidhje ligjore, kërkesave e ankesave që vijnë nga qytetarët
  • Gjatë 24 orëve, ndjek zbatimin e rregullave për marrjen, përpunimin, e transmetimin në kohë dhe me korrektësi të infor-macionit që merr nga qytetarët, institucionet e tjera, shërbimet e Policisë Bashkiake, për shkeljet e konstatuara, apo situ-ata emergjence.
  • Bashkëpunon me Komisariatin e Policisë, Prefekturën për përgatitjen dhe zbatimin e programeve e planeve për situatat emergjente në juridiksionin e tyre.                                                                           

Baza ligjore

  • Ligji nr 8224 datë 15. 05. 1997 “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë të Bashkisë dhe Komunës”, i ndryshuar me ligjin Nr. 8335 dt 23.04.1998
  • Rregullorja “TIP “ e Policisë të Bashkisë e Komunës.
  • Ligji 139/2015 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”
  • Akte të tjera nënligjore, si dhe Vendime të Këshillit të Ministrave, Vendime të Këshillit Bashkiak dhe Urdhëra të Kryetarit të Bashkisë.