REPUBLIKA E SHQIPERISE

BASHKIA   SARANDE

Drejtoria e Kujdesit Social

Shërbimet sociale  kanë si  objekt të punës së tyre shtresat në nevojë.

Në këtë  fashë të popullsisë futen:

  • Familje për ndihmë ekonomike si familje në nevojë
  • Persona me aftësi të kufizuar (para-tetraplegjikë, PAK,të verbër, invalidë pune)
  • Fëmijët në përgjithësi dhe veçanërisht ata që vijnë nga familje me probleme  social ekonomike
  • Persona me probleme të dhunës në famile , kryesisht gra
  • Mosha e tretë
  • Familjet në nevojë trajtohen nga tre skema

NE( ndihmë ekonomike) nga Buxheti.Përfitues të kësaj skeme janë  familje  pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftueshme, viktima të dhunës në familje,viktima të trafikimit, persona me Status jetimi, familje me fëmijë të lindur trinjakë ose katërnjakë, fëmijë në kujdestari alternative sipas ligjit 57/2019” për asistencën sociale ne republikën e Shqipërisë” dhe VKM 597 datë 4.09.2019

NE nga fondi 6% i bllokskemës së NE. Përfitues të kësaj skeme janë aplikantët të cilët nuk përfitojnë në sistem për shkak të pikëve të pamjaftueshme dhe plotësojnë kriteret e përcaktuara me Vendim të Këshillit Bashkiak.

NE nga të ardhurat e Bashkisë. Përfitues të kësaj skeme janë  familje me kushte të veçanta social-ekonomike dhe kriteret për përfituesit e kësaj skeme janë gjithashtu të përcaktuara me  Vendim te Këshillit Bashkiak.

  • Persona PAK( Të paafte, Paraplegjike dhe të verbër, invalidë pune)

Trajton personat të cilët  me vendim te KMCAP( Komisioni i përcaktimit të aftësisë për punë) vlerësohen të paaftë për të punuar dhe marrin pagesë paaftësie   sipas ligjit 57/2019 dhe VKM 182 dt 26. 02.2020.

Trajton personat me statusin e të verbërit sipas  Ligjit nr 8098 datë 28/03/1996 dhe VKM Nr 277 date 18/06/1997” për përfitimet nga statusit të të verbërit

Trajton persona invalidë pune me vertetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqëror

 

  • Përsa i përket fëmijëve dhe viktimave të dhunës në familje për këto grupe përveç adminitratorëve shoqërorë kujdesen në mënyrë të drejtpërdrejtë Njësia e referimit dhe vlerësimit të nevojave dhe Punonjesi për mbrojtjen e fëmijëve.

Veprimtaria e tyre synon

  • te idendifikohen rastet ne rrezik dhe te parandalohen ato
  • Te mbulohet gjithe territori i Bashkisë Sarandë me shërbim përsa i përket mbrojtjes së fëmijeve dhe parandalimit të dhunës.

 

Shërbimet shoqërore që ofron Bashkia Sarandë janë

  1. Shtëpia e fëmijës shkollor “Vangjel Pulla” qendër rezidenciale
  2. Qendra ditore polivalente për të moshuar “ Feti Rugji”
  3. Qendra e Zhvillimit për fëmijë 3-16 vjeç( PAK)
  4. Qendra ditore për fëmijë nga shtresa në nevojë
  5. Qendër emergjente 72 orë për viktimat e dhunës në familje

 

Objektivat e afërta janë:

  • Ngritja e një qëndre multifunksionale për zhvillimin e fëmijëve dhe fuqizimin e familjes, projekt i cili sapo ka filluar me financim të përbashkët të Fondit Social dhe Bashkisë Sarande
  • Përmirësimi i Shërbimit të të moshuarve dhe rritja e kapacitetit të qendrës polivalente Sarandë dhe përmirësim rrënjësor për të moshuarit në Njësinë administrative. Ksamil
  • Përmirësimi i Shërbimit në qendrën e zhvillimmit duke shtuar listën e shërbimeve

 

 

Drejtoria e Kujdesit Social e zhvillon veprimtarinë e saj në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe     “Planin e Përgjithshëm Social 2019-2022” për Bashkinë Sarandë  miratuar me VKB Nr 41 dt 17.05. 2019, si dhe “Planin e Mbrojtjes së Fëmijve 2018-2021”,  miratuar me VKB Nr 54 dt 27.08.2018 .

AlbaniaUSA