TË DHËNA PËR SHËRBIMIN E TRANSPORTIT
TË UDHËTARËVE NË BASHKINË E SARANDËS
Shërbimi i transportit të udhëtarëve është i organizuar në mbështetje të ligjit nr. 8308, datë 18.3.1998 "Për transportet rrugore", Udhëzimit të MPPTT nr.15, datë 24.7.2007 "Për kriteret dhe procedurat e lëshimit të liçencave, autorizimeve dhe çertifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor", në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.325, datë 19.3.2008 "Për miratimin e rregullave për pranimin në veprimtarinë e operatorit të transportit rrugor të mallrave dhe të udhëtarëve, si dhe për njohjen e dokumenteve zyrtare , të caktuara për këta operatorë".
Shërbimi i transportit të udhëtarëve në bashkinë e Sarandës kryhet nga operatorët (persona fizik dhe juridik) në linjat e transportit rrethqytetës, ndërqytetës brënda qarkut , ndëqytetës ndërmjet qarqeve dhe taksi.
DOKUMENTET PËR PAISJEN ME LIÇENCË TAKSI
1. Ekstrakt I regjistrit tregtar për të dhënat e subjektit (QKR),
2. Çertifikatë regjistrimi
3. Leje drejtimi klasi D
4. Dëshmi e Aftësisë Profesionale (TAKSI)
5. Leje qarkullimi për mjetin
6. Çertifikat e kontrollit teknik të mjeteve rrugore
7. Vërtetim banimi
8. Formular i vetëdeklarimit i gjëndjes gjyqësore
Në fazën e dytë pas miratimit të lëshimit të liçencës
7. Akt-Vlerësimi në plotësimin e kushteve të komoditetit, të autoveturës në shërbimin
Taksi
10. Dokumenti i instalimit të taksimetrit
11. Libreza e verifikimit periodik të taksimetrit
DOKUMENTET PËR PAISJEN ME LIÇENCË TRANSPORTI UDHËTARËSH BRËNDA VËNDIT
1. Kërkesa e aplikantit ( formulari i autodeklarimit )
2. Dëshmi penaliteti ( Administratori, Drejtusi teknik)
3. Dokumenti i kopetencës Profesionale
4. Kontrata 1 vjeçare me drejtusin teknik
4. Leja qarkullimit , për çdo mjet
5. Çertifikat e kontroollit teknik për çdo mjet
5. Ekstrakt i regjistrit tregtar QKR
6. program vjetor ekonomiko-financiar (plan – Biznesi)
7. vërtetim për gjëndjen financiare
8. liçenca e subjektit për agjensi udhëtarësh ose kontrata me një agjensi të liçensuar ku
fillon linja
LINJAT E TRANSPORTIT TË UDHËTARËVE ME AUTOBUS BRËNDA VËNDIT TË MIRATUARA NË TË CILAT USHTROHET AKTIVITETI
Linjat ndërqytetëse
Oraret I nisjes
Sarandë -Tiranë - Sarandë me kalim nga Muzina, 500,630,830,930, 1030,1400,2200.
Sarandë -Tiranë - Sarandë me kalim nga bregu i detit, 530, 2100
Sarandë - Elbasan - Sarandë 600
Sarandë - Berat –Sarandë 800
Sarandë - Korçë - Sarandë 3 ditë në javë 530
Sarandë - Përmet - Sarandë 4 ditë në javë 730
Sarandë - Gjirokastër – Sarandë 600,800
Sarandë - Vlorë - Sarandë me kalim nga Muzina 700
Sarandë - Vlorë - Sarandë me kalim nga bregu 700
Sarandë - Delvinë - Sarandë çdo 15 minuta
Linjat rrethqytetëse
Sarandë - Qaf botë - Sarandë
Sarandë - Butrint - Sarandë
Subjekte të cilët ushtrojnë aktivitetin e transportit të udhëtarëve me autobus të liçensuar nga Bashkia Sarandë :
Persona juridik (sh.p.k) nëndë , persona fizik dy.
Subjekte të cilët ushtrojnë transport udhëtarësh me taksi 54 me autoveturë 4+1 vënde dhe 1 me 8+1 vënde.
Shërbimi i transportit me taksi ka shoqatën me emërin "DEA" me kryetar z.Shaban Kosta
Stacionet e linjave të transportit ndërqytetës janë:
Linja Sarandë - Delvinë rruga Lefter Talo (ish agjensia e vjetër)
Linjat ndërqytetëse - Stacioni rruga Vangjel Pandi, stacioni sheshi Geraldina
Linjat rrethqytetëse - Stacioni sheshi Muharrem Rrushuti (ekualipsi)
Stacionet e taksive :
Rruga Vangjal Pandi (posht sheshit Geraldina dhe te Sinagoga),
Rruga e Flamurit,
Rruga Butrinti (Hotel Butrinti),
Rruga Mitat Hoxha mbi portin detar,
Rruga Abedin Dino (materniteti)