REPUBLIKA E SHQIPERISË

BASHKIA SARANDË

DREJTORIA E TAKSAVE DHE TARIFAVE VENDORE

 

 

P/ V E N D I M

                                        Nr        datë     

 

PËR MIRATIMIN E PAKETËS FISKALE TË VITIT 2016

 

 

 

           Këshilli Bashkiak në mbledhjen e tij të datës                         pasi mori në shqyrtim materialin e paraqitur nga Drejtoria eTaksave  dhe Tarifave Vendore   "Për miratimin e  paketës  fiskale të vitit 2016", në zbatim të Ligjit  nr 8652 datë 31.07.2000 " Për  Organizimin dhe Funksionimin e  Qeverisjes  Vendore" neni 16 pika 3 ,Ligjit  nr 9632 datë 30.10.2006 "Per sistemin e taksave vendore" i ndryshuar ,

 

 

                                   V E N D O S I :

 

 

 

I.  Të  miratohet  Paketa fiskale  e   vitit 2016  si më poshtë:

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

A TAKSAT VENDORE

 

A.1. TATIM I THJESHTRUAR MBI FITIMIN PËR BIZNESIN E VOGËL

 

Shkalla tatimore do të jetë:

 

-Për subjektet me xhiro deri 5 milion lekë, 0 lekë / vit.

-Për subjektet me xhiro 5 deri 8 milion lekë, 5% mbi fitimin.

 

Për subjektet me xhiro 5-8 milion lekë pagesa do të kryhet në katër këste Brenda datave 20 prill,20 korik, 20 tetor dhe 20 dhjetor të çdo viti.

 

Për administrimin e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël është ngarkuar Drejtoria Rajonale Tatimore.Të ardhurat e realizuara prej tij do të derdhen për llogari të Bashkisë çdo datë 10. Shpërblimi i Drejtorisë Rajonale Tatimore do të jetë 1% e shumës së derdhur për llogari të Bashkisë.

 

A.2. TAKSA MBI  PASURIE PALUAJTSHME 

 

Taksës mbi  psuritë e paluajtshme i nënshtrohen të gjithë personat fizikë ose juridikë vendas ose të huaj, pronarë apo përdorues të pasurive të mësipërme në teritorin e Bashkisë Sarandë, panvarësisht nga niveli i shfrytëzimit të ketyre pasurive.

Taksa mbi  pasuritë e paluajtshme përbëhet nga:      

·          Taksa mbi ndërtesat

·          Taksa mbi tokën bujqësore.

·          Taksa mbi truallin.

      

 A.2.1. TAKSA MBI NDERTESAT

 

   Kategoritë e ndërtesave

 

njësia

 

2015 2014Niveli i taksës

 

2016

  2.1.  Ndërtesa banimi  (familjare)   

a)       Bashkia Sarandë (Njësia administrative Sarandë)

 

lekë/m2/vit1010
b)       Njësia administrative Ksamillekë/m2/vit76
2.2.  Ndertesa të tjera   

a)për çdo njësi tregtare , shërbimi ,prodhimi,  profesione të lira, etj.

ndërtimi,etj

 

lekë/m2/vit

 

 

 
a)       Bashkia Sarandë (Njësia administrative Sarandë)lekë/m2/vit  
                - zona    Alekë/m2/vit300300
                - zona    Blekë/m2/vit210210
   b)Njësia administrative Ksamillekë/m2/vit105200

  2.3  Të tjera

       

   

c)       Bashkia Sarandë (Njësia administrative Sarandë)

 

lekë/m2/vit 60
d)       Njësia administrative Ksamillekë/m2/vit 40

 

Baza e taksës mbi ndërtesat është sipërfaqja e ndërtimit në metër katror e ndërtesës ose e pjesës së saj mbi dhe nën nivelin e tokës dhe për çdo kat. Siperfaqia në pronësi të taksapaguesit përcaktohet sipas dokumentave që e vërtetojnë këtë pronësi dhe në rastin e mungesës së dokumentacionit, sipërfaqet verifikohen nga komisioni i ngritur me vendim të Keshillit të Bashkisë.

Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore njeh si dokumentacion një nga dokumentat e mëposhtme:

·         Vërtetimin e pronësisë

·         Vendimet e komisionit të kthimit të pronave

·         Vendimet e privatizimit

·         Vetdeklarimin

·         Vendimet e komisionit të verifikimit të pasurive të paluajtshme

 

Detyrimi për taksën mbi ndërtesën është vjetor. Afati i pagesës së saj do të jetë:

·         Për subjektet që kanë në pronësi ose administrim ndërtesa me sipërfaqe nën 500 m2 afati maksimal do të jetë data 31 maj.

·         Për subjektet që kanë në pronësi ose administrim ndërtesa me sipërfaqe mbi 500 m2 , taksa do të paguhet në dy këste të barabarta. Kësti i parë  do të paguhet brenda datës 31 maj ndërsa kësti i dytë brenda datës 31 gusht.

Taksa e ndërtesës për familjet qe nuk kane dokument ligjor aplikohet me një vlerë fikse prej  960 lekësh. Taksapaguesit familjarë që kanë në pronësi më shumë se një banesë, për shtëpinë ku kanë  banimin e zakonshëm paguajnë taksën e ndërtesës sipas pikës 2.1 ndërsa për gjithë shtëpitë e tjera taksa e ndërtesës do të jetë sa dyfishi i saj. Kjo taksë mund të vilet  edhe nëpërmjet një Agjenti  Tatimor të  përzgjedhur prej Kryetarit të Bashkisë . Marëdhëniet me Agjentin Tatimor rregullohen nëpërmjet kontratës së posaçme. Agjenti Tatimor shpërblehet në masën  5 % të shumës së arkëtuar.

Përjashtohen nga taksa e ndërtesës për familjet invalidët dhe veteranët e luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar, invalidët e punës, të verbrit, invalidët paraplegjik  e tetraplegjikë që e fitojnë këtë status në bazë të ligjit nr.7874, date 17.11.1994 "Për Statusin e Veteranit të Luftës kundër pushtuesit nazifashistë të popullit shqiptar",   ligjit nr 8098 datë 08.03.1996 "Për statusin e të verbrit dhe ligjit nr 7889 datë 14.12.1994 "Për statusin e invalidit"

Struktura e ngarkuar për vjeljen e Taksës mbi ndërtesat ,për subjektet, është Drejtoria e  Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë Saranndë.

Ndarja në zona A dhe B  do të jetë sipas hartës bashkëlidhur. Vijat kufizuese të zonës "A", të cilat janë akse rrugësh kryesore, do të konsiderohen zona "A" në të dy krahët e saj.

 

  A.2.2. TAKSA MBI TOKËN BUJQËSORE

 

 

 

KATEGORIA E TOKËS

 

Njësia

 

2015

 

2016

 

1

 

Kategoria             I

 

Lekë/ha/vit

 

5600

 

5600

 

2

 

Kategoria             II

 

Lekë/ha/vit

 

4900

 

4900

 

3

 

Kategoria             III

 

Lekë/ha/vit

 

4200

 

4200

 

4

 

Kategoria             IV

 

Lekë/ha/vit

 

3600

 

3600

 

5

 

Kategoria             V

 

Lekë/ha/vit

 

3000

 

3000

 

6

 

Kategoria             VI

 

Lekë/ha/vit

 

2400

 

2400

 

7

 

Kategoria             VII - X

 

Lekë/ha/vit

 

1800

 

1800

 

Perjashtohen nga Taksa mbi tokën  bujqësore siperfaqet që mbillen me kultura drufrutore dhe vreshtari për pesë vjetët e para nga çasti i mbjelljes.

Taksa e tokës bujqësore mblidhet me Agjent tatimor ose direkt nga strukturat tatimore te Drejtorise se Taksave dhe  Tarifave Vendore. Agjenti tatimor shpërblehet  në masën 5 % të shumës së mbledhur dhe  arkëtuar për llogari të Bashkisë. Agjenti tatimor përzgjidhet nga Kryetari i Bashkisë dhe mardhëniet me të rregullohen nëpërmjet  kontratës së posaçme.

 

 

    A.2.3. TAKSA MBI  TRUALLIN

 

 Me "truall", nënkuptojmë  një sipërfaqe toke, jo bujqësore që ndodhet Brenda vijës kufizuese të ndërtimit, e përcaktuar nëpërmjet dokumenteve ligjore të planifikimit, e miratuar për të ndërtuar mbi të.

Baza e taksës mbi truallin është sipërfaqia e truallit, në hektar në pronësi apo përdorim të taksapaguesit.

Sipërfaqia e truallit në pronësi përcaktohet sipas dokumentave që e vërtetojnë atë.Në rast të mungesës së dokumentacionit të pronësisë, përdoruesi i truallit bën një vetdeklarim  të sipërfaqes së truallit në përdorim pranë Bashkisë ku ndodhet trualli.

 

 

 

Taksë trualli

 

Njësia

 

2015

 

2016

 

1

 

 Niveli I taksës            

 

Lekë/ha/vit

 

 

 

5600

 

 

A.3. TAKSA E FJETJES HOTEL

 

Baza e taksës së fjetjes në hotel,  është numri i netëve të qëndrimit në hotel, për person.  Janë subjekt i taksës të gjithë veprimtaritë që japin strehim kundrejt pagesës si  hotelet, motelet, stabilimentet turistik, pensionet, shtëpitë e pritjes, turizmi familjar dhe çdo objekt tjetër që përdoret për këtë  qellim.

 

 Lloji  i TaksesNjesia e matjes

Niveli i taksës

2015

Niveli i taksës

2016

 

 

 

1.Taksë  fjetjeÇmim fjetje3 % 
1.Taksë  fjetjeLekë/natë/qëndrimi 140 

 

Struktura e ngarkuar për vjeljen e taksës se fjetjes në hotel është Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë Sarandë. Afati i pagesës do të jetë data 31 gusht.

 

 

 A.4. TAKSA E NDIKIMIT INFRASTRUKTURË NGA NDËRTIMET E

         REJA

 

Baza e taksës është vlera në lekë e investimit të ri që kërkohet të kryhet. Klasifikimi si investim i ri dhe vlerat përkatëse përcaktohen në përputhje me legjislacionin në fuqi për dhënien e lejes së ndërtimit.

Niveli i taksës shprehet si perqindje e vlerës së investimit.

 

 

 

Taksa e ndikimit infrastrukturë nga ndertime e reja

 

 

 

2015

 

2016

 a) Zona A   
 Objekte banimi, administrative, shërbimi etj.:Vlere objekti  
 Ndikimi në infrastrukturë  3 % 3 %
      b) Zona B   
   Objekte banimi, administrative, shërbimi etj.Vlere objketi  
 Ndikimi ne infrastrukture  2 % 2 %
    c)Ndertesa ne proces legalizimi legalizimi v0.5%0.5%
    d)Objekte të infrastrukturës   
                                      Ndikimi në infrastrukturë 1%1%

 

Objekte të infrastrukturës do të konsiderohen të gjitha llojet e investimeve që mund të kryhen në ndërtim objektesh infrastrukturore, si ndërtim apo rikonstruksione rrugësh, kanalizimesh, linjash etj. Përjashtimisht për objektet e infrastrukturës për ndërtime të rrugëve kombëtare, të porteve, aeroporteve, tuneleve, digave, ndërtimit të infrastrukturës në energji, përfshirë makineritë dhe paisjet për këto projekte, taksa e ndikimit në infrastrukturë të ndërtimeve të reja është 0.1 % e vlerës së investimit por jo më shumë se kostoja e rehabilitimit të infrastrukturës së dëmtuar.

Detyrimi për taksën i takon investitorit. Struktura e ngarkuar për administrimin e saj është Drejtoria e Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimi të Teritorit.

 

 

A.5. TAKSA MBI  KALIMIN E SË DREJS SË PRONËSISË

 

Taksa mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme vendoset për

ndërtesat dhe të gjitha pasuritë e paluajtshme në çastin e kalimit të së drejtës së pronësisë mbi to.Taksa paguhet nga personi që kalon të drejtën e pronësisë.

 

 

 

Kategoria

Njësia e matjes

 

 

2015

 

2016

 
1Ndërtesa banimilekë/m2300300
2Ndërtesa për tregti dhe shërbimelekë/m2700700
3Ndërtesa të tjeralekë/m2500500
  4Për truallin apo tokën bujqësoreVlerë shitje2%2%  

 

 Vjelja e kësaj takse bëhet nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme  e cila në rolin e agjentit të taksave përfiton 3% të shumës së arkëtuar.

 

 

 

A.6. TAKSA PËR ZËNIEN E HAPËSIRËS  PUBLIKE

 

Baza e taksës për zënie të hapsirave publike është sipërfaqja në m2, e cila vihet në shfrytëzim nga individë dhe subjekte për qëllime biznesi. Taksa llogaritet si detyrim mujor i taksapaguesit.

 

 

 

 

1.Zënie e hapësis publike

 

 

2015

 

2016

1.1.  Zënia e Hapësirës publike për qëllime

biznesi si dhe per zenie te hapesires publike nga shtyllat  elektrike, antenat etj. te kesaj natyre duke llo-

garitur dhe perfshire gjithe siperfaqen e objektit.

 

Lekë/ m2/muaj

 

99

 

99

 

  Detyrimi për taksën përllogaritet si shumëzim i bazës (sipërfaqes) me nivelin  tregues  të saj.

  Taksa për zënien e hapësirës publike nuk aplikohet për hapësirat që nuk janë në

   pronësi dhe  nën administrimin e pushtetit vendor.

 

Struktura e ngarkuar për mbledhjen e Taksës për zënien e hapësirës publike është Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore.

 

 

A.7. TAKSA E TABELËS

 

Taksa e tabelës aplikohet për të gjitha subjektet taksapaguese.Vendosja e tabelës për qëllim identifikimi është detyrim për të gjithë subjektet, me përjashtim të ambulantëve , sherbimit te transportit te mallrave ose subjekte te tjera te sherbimit te cilat nuk kane mundesi praktike per vendosjen e saj.

   Kategoritë dhe niveli i taksës jepet si në tabelën e mëposhtëme

.

 

 Taksë tabele

 

 

 

2015

 

2016

Tabelë për qëllime identifikimi

 

  lekë/vit120120
Tabelë reklamimi  deri në 18m2 lekë/m2/vit1350013500
 Tabelë reklamimi mbi 18m2lekë/vit243000243000
 Tabelë në funksion të ekspozimeve të ndryshme të hapura ,panaire, spektakle, stenda reklamuese,banderola etj.lekë/m2/dite

 

1000

 

1000

 

Tabelë për qëllime identifikimi kuptojmë :

a-të gjithë tabelat pavarësisht nga sipërfaqia, te trupëzuara në sipërfaqen e ndertesës ose brenda teritorit ku zhvillon aktivitet biznesi dhe që nuk përdoren për të reklamuar aktivitetin e të tretëve. Në të tilla tabela vendoset emri dhe/ose lloji i aktivitetit të kompanisë.

Detyrimi për Taksën e tabelës është vjetor. Afati i pagesës është deri më 31 maj.

Struktura e ngarkuar për mbledhjen e kësaj takse është Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore .

Vendosje tabele për qëllime reklamimi  kuptojmë të gjithë tabelat të vendosura   në tarraca,llozhe, ballkone,  në pjesë të rrugës, shtylla etj ,larg  vendodhjes së biznesit, që kanë përmbajtje me qëllime reklamimi për vete ose të tretë.

Ngarkohet Drejtoria Urbanistikës që të lëshojë lejet për vendosjen e reklamave dhe informon për çdo leje të dhënë, Drejtorinë  Juridike  për lidhjen e kontratës dhe Drejtorinë e  Taksave .

Struktura e ngarkuar për mbledhjen e kësaj takes  është  Drejtoria e Taksave Dhe Tarifave Vendor.

 

 

A.8. TAKSA TË PËRKOHSHME

 

 

Taksa te perkohshme

 

 

2015

 

2016

1..  Zënia e hapësirës publike  për zhvillimin e aktiviteteve tregtare dhe të shërbimit për sezonin turistik.

 

  Lekë /m2/ditë

 

       50

 

       50

2. Zënia e hapësirës publike nga lokalet , kur nuk disponojmë kontratë qiraje për marjen në përdorim të hapësirës publike.Lekë/ m2/ditë     50     100

3.Zënie të hapësirës publike për qëllime reklamimi në

bulevard nga biznese të mëdha

Lekë/ m2/ditë 1000

 

Sipërfaqia që do të përdoret dhe koha e përdorimit të saj do të përcaktohet me autorizim nga Drejtoria e Shërbimeve.

 

  B .T A R I F A T

 

 

B.1.1 TARIFA E SHERBIMEVE  PUBLIKE PËR SUBJEKTET E BIZNESIT TË VOGËL.

 

 

 Kategorialekë/vit20152016
1Subjekte të tregtisë me pakicë me sipërfaqe deri 30 m2..lekë/vit70006000
2Subjekte të tregtisë me pakicë me sipërfaqe  31-50 m2..lekë/vit75007500
3Subjekte të tregtisë me pakicë me sipërfaqe  51-100 m2..lekë/vit1200012000
4Subjekte të tregtisë me pakicë me sipërfaqe  mbi 100 m2..lekë/vit1800018000
5Subjekte të ndryshme shërbimilekë/vit80008000
6Subjekte prodhimi të ndryshmelekë/vit1500015000
7Subjekte të ndryshme transportilekë/vit65006500
8Subjekte të profesionit të lirëlekë/vit1500015000
9Subjekte ambulant ( te tregjet)lekë/vit40004000
10Kioska të ndryshmelekë/vit40004000
11Subjekte  sezonale , me sipërfaqe der 2m2.lekë/sezon 2000
12Subjekte  sezonale , me sipërfaqe  mbi 2m2.lekë/sezon 4000
13Subjekte që administrojnë vetëm hotele dhe turizëm familjarlekë/vit20000 
14Komplekse hoteljere (hotel, bar, restorant)lekë/vit50000 
13/1Për subjektet hoteljerë (hotel, motel,turizëm familjar) të zones ALek/dhomë/vit 1500
14/1Për subjektet hoteljerë (hotel, motel, turizëm familjar) të zones BLek/dhomë/vit 1000

 

Tarifa e shërbimeve publike është vjetore  dhe do të llogaritet për çdo muaj të punuar, përjashtohen nga ky rregull subjektet hoteliere, detyrimi i  tyre do të jetë sipas vlerës në tabelën e mësipërme.

Në rastet kur subjekti hotelier  ka edhe bar apo restorant  detyrimi për to do të llogaritet  në varësi të sipërfaqes   me nivelin e subjekteve të tregtisë me pakicë. Afati i pagesës do të jetë jo më vonë se data 31 gusht.

 

 B.1.2.TARIFA E SHERBIMEVE PUBLIKE  PËR SUBJEKTE TË BIZNESIT TË MADH

 

 Kategorialekë/vit20152016
1Shoqeritë e ndërtimitlekë/vit95.00095.000
2Shoqeritë tregëtare,prodhuese,shërbimilekë/vit8000080000
3Shoqeritë anonime dhe filiale të kasinovelekë/vit250.000250.000
4Filiale të tjera të  SH.A. - velekë/vit130.000130.000
5Institucionet Shtetërorelekë/vit1000010000

 

Subjektet e biznesit të madh që operojnë në teritorin në juridiksion të Bashkisë Sarandë por që selinë e tyre e kanë jashtë këtij teritori, do të paguajnë të njëjtin nivel tarife me subjektet që e kanë selinë në teritiorin e Bashkisë. Detyrimi për tarifën do të llogaritet për kohën e kryerjes së aktivitetit. Afati i pagesës do të jetë data 31 gusht.

 

B.1.3.TARIFA  PER  SHERBIME TË TJERA

1Për çdo leje ndërtimi Lekë/m23030
2

Për familjarët

 

lekë/vit

 

2880

 

2880
3 Per lëshim vërtetim nga arkivi  lekë/rast500500
4 Informacion për zyra avokatie lekë/rast35003500
5Informacion  tekniko-ligjor  per publikunlekë/rast10001000
6Tarifë për okupim salle kinoteatërlekë/rast1000010000
7Tarifë  për okupim  te stadiumit te futbollitlekë/rast         3000030000
8Tarifë për lojë në fusha të minifutbollitlekë/lojtar200200
9Tarifë për lojë në fusha të basketbollittlekë/lojtar5050
10Tarifë për bilete hyrje ne kinoteaterlekë200200
11Tarifë për bilete hyrje ne stadiumin e futbollit (tribune)lekë300300
12Tarifë për bilete hyrje ne stadiumin e futbollitlekë150150
13Për vërtetime të lëshuara nga Zyra e Gjëndjes Civile (vërtetim banimi,ndryshim emir/mbiemri,bashkëjetese etj.)lekë/rast100100

 

 

Tarifa e shërbimit për familjet do të mblidhet me Agjent Tatimor përkundrejt shpërblimit prej 5 % të shumës së arkëtuar. Agjenti zgjidhet nga Kryetari i Bashkisë. Marëdhenia me të rregullohet me kontratë të posaçme.

 

Përjashtohen nga tarifa e shërbimit  për familjet invalidët dhe veteranët e luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar, invalidët e punës, të verbrit, invalidët paraplegjik  e tetraplegjikë. që e fitojnë këtë status në bazë të ligjit nr 7874 datë 17.11.1994  "Për statusin e veteranit të luftës kundër pushtuesit nazifashist të popullit  shqiptar"i ndryshuar, ligjit nr 8098 datë 28.03.1996 " Për statusin e të verbrit" dhe ligjit nr 7889 datë 14.12.1994 'Për statusin e invalidit'.

 

Struktura e ngarkuar për vjeljen e Tarifës së shërbimit ,për subjektet, është Drejtoria e  Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë Sarandë.

 

 

 

B.2. TARIFA PER LEJE DHE SHERBIM VETERINAR

 

 

B.2.1

 

Tarife sherbimi bageti te therura

Njesia

 

2015

 

2016

 

 

- per bageti te trasha

Lekë/koke

e therur

 

50

 

50

 - per bageti te imta

Lekë/koke

      e therur

 

2020
   -derra

Lekë/koke

e therur

3030
B.2.2Tarifa te tjera   
 - tarife per leshim cerfitikate veterinarieLekë     100     100

 

    Struktura e ngarkuar për mbledhjen e tarifës për bagëti të therur është zyra e

veterinarisë në Bashki.

 

B.3. TARIFA QE DO TE APLIKOHEN NGA THERTORJA E ADMINISTRUAR  

        NGA BASHKIA

  

NrEmërtimi i bagëtiveNjesia matjes20152016
1Viça 6-12 muaj, 90-150kg

Lekë/kokë

 

10001000
2Mëshqera, mëzetër, 200-300 kg

Lekë/kokë

 

15001500
3  Lopë, dema, 300-500 kg

Lekë/kokë

 

20002000
4  Gica 6-10 muaj, 60-90 kg

Lekë/kokë

 

400400
5Dosa. Derra, 100-220 kgLekë/kokë600600
6Qëngja (dhjetor-shkurt),12-17 kgLekë/kokë100100
7Qëngja, keca (mars-dhjetor) 18-28 kgLekë/kokë150150
8Dele, dhi, 30-50 kgLekë/kokë200200

 

B.4 TARIFA QË DO TË APLIKOHEN NGA KONVIKTI I SHKOLLËS SË MESME

  

NrEmërtimi i  tarifësNjesia matjes20152016
1Tarifë për fjetje në konvikt

Lekë/vit/shkollor

 

 

 

       30000      30000
2Tarifë fjetje  për individë në verë

Lekë/natë

 

  
-  Për dhomat teke

Lekë/natë

 

800800
-  Për dhomat  dyshe

Lekë/natë

 

14001400
-   Për dhomat  treshe

Lekë/natë

 

1800 1800

 

   B.5 TARIFA E PARKIMIT TE AUTOMJETEVE

 

 

 

 

Tarife shërbimi për parkimin e automjeteve

 

 

2015

 

2016

1Autovetura  dhe taksiLekë/vit10001000
2Furgone dhe Mikrobuze   
 a) Transport pasagjereshLekë/vit30003000
3Autobuze Lekë/vit Lekë/vit Lekë/vit     5000     5000
4Autobuz vendparkim i miratuarLekë/orë        50        50
5Automjet transport malli deri 3.5 tonLekë/vit30003000
6Automjet transport malli mbi 3.5 ton-8 tonLekë/vit50005000

7

 

Automjet transport malli mbi 8 ton-14 tonLekë/vit60006000
8Automjet transport malli mbi 14 tonLekë/vit80008000
5

Per parkim të rezervuar

 

Lekë/vit

    60000

 

  35000
6Tarifë parkimi(parkim me pagesë)(1 tetor-31mars)Lekë/orë5050
7Tarifë parkimi(parkimme pagesë)(1 prill-31shtator)Lekë/orë50100

 

Struktura e ngarkuar për administrimin e tarifës së parkimit të automjeteve  është Drejtoria  e Shërbimeve .

 

 B.6.TARIFAT QE APLIKOHEN NGA DREJTORIA E SHERBIMEVE

 

        

 Sherbimi qe kryhetNjësia20152016

 

 

1Per leshim autorizime te ndryshmeLekë/autorizim300300
2License transport.udhetaresh ne  linje te rregullt qyteteseLekë/linje4000040000
3Çerfitikate transport.udhetaresh  ne  linje te rregullt qyteteseLekë/mjet10001000
4License trans.udhetar.linje rrethqytetseLekë/linje2000020000
5Crefitikate trans.udhetar. linje rrethqytetseLekë/mjet15001500
6License trans.udhetar.linje nderqytetse brenda qarkut.Lekë/linje7500075000
7Cerfitikate trans.udhetar.linje nderqytetse brenda qarkut.Lekë/mjet15001500
8License trans.udhetar.linje nderqytetse ndermjet qarqeve.Lekë/linje7500075000
9Cerfitikate trans.udhetar.linje nderqytetse ndermjet qarqeve.Lekë/mjet15001500
10License transport udhetaresh  - taksiLekë/mjet2000020000
11License agjensi trans.udhetar.me taksi brenda venditLekë/license1500015000
12License per agjensi transporti udhetaresh nderkombetareLekë/license4000040000
13Autorizime te ndryshme te perkohshme nje mujorLekë/autorim20002000
14License trans.mall.per te trete dhe qera brenda venditLekë/license4000040000
15Cerfitikate trans.mall.per te trete dhe qera brenda venditL/ton/kapac.100100
16Cerfitikate transport .malli  brenda vendit per llogari te vet., L/ton/kapac.100100
17Certifikate per terheqesLekë/terheqes15001500
18Per nderhyrje te autorizuar ne rruge e trotuare nga qytetar e subjekte te ndryshme per nevojat e tyre.Lekë/M236153615
19Zenie hapesires publike per ngritje kantieri per object gjate ndertimitLekë/m2/dite5050
20Për lëshim autorizime  për aktivitet me muzikëLekë20002000
21Per perdorim te autirizuar te rrugeve dhe pjeseve te saj si dhe mjedise te tjera publike.Lekë/ore pune10001000
22Tarife  sherbimi  varimiLekë/rast50005000
23Tarife sherbimi  për ndertim, rikonstruksion,veshje vareshLekë/rast20002000
24Tarife per perdorim te shezlogeve  ne plazhet qe administrohen nga BashkiaLekë/shez/dite100100
25Tarifë për dhënie "Deklaratë pastërtie"Lekë/rast50005000
26Leje ushtrim aktiviteti "non stop" , 24 orëLekë/vit2000020000
27Autorizim për lëvizje në krah të kundërt të automjeteve të ndryshmeLekë/rast 5000 

 

 

Për dhënie dublikat dokumenti me të njëjtën përmbajtje  dhe afat vlefshmerie paguhet 30% e vlerës së plotë.

Për rastet e ndryshimeve në liçensë/çertifikatë që kanë të bëjnë me elementet e përdoruesit të mjetit, fushës së operimit etj. Paguhet 30% e vlerës së plotë. Vlefta e dalë nga llogaritja e ton/kapacitetit ( për mjetet e transportit të mallrave) do të shumëzohet me numrin e viteve  që do të lëshohet (çertifikata).

Tarifa e përcaktuar (për një mjet transporti udhëtaresh) do të shumëzohet me numrin e viteve  që do të lëshohet (çertifikata).

Tarifat për licensat janë për një afat pesë vjecar, tarifat për çertifikatat për afat një vjeçar.

Struktura e ngarkuar për mbledhjen e tarifave  eshte Drejtoria e Sherbimeve Publike

 

 

 

    

 B.7.   TARIFAT PER SHERBIMET QE KRYEN DREJTORIA E

PLANIFIKIMT DHE KONTROLLIT TE ZHVILLIMIT TE TERITORIT

                 

NrEMERTIMI I TARIFESNJESIA20152016
1Kontroll i përfundimit të karabinave   
 Zona Alekë/kat35003500
 Zona Blekë/kat25002500
2Kontroll i sistemimit të jashtëm   
 a)Për objekte deri në tre kate    
 Zona Alekë40004000
 Zona Blekë35003500
 b)Për objekte mbi tre kate   
 Zona Alekë60006000
 Zona Blekë55005500
3Kontroll për leje shfrytëzimi   
 a) Kur objekti ëshë për banesëlekë/m25050
 b)Objekte për qëllime biznesilekë/m27070
4Kontroll për piketim objekti   
 a) Për objekte deri në tre kate   
 Zona Alekë40004000
 Zona Blekë35003500
 b)Për objekte mbi tre kate   
 Zona Alekë60006000
 Zona Blekë55005500
5Për paisje me leje ndertimi   
 Zona Alekë1000010000
 Zona Blekë1000010000
6Rifreskim leje ndërtimilekë1000010000
7Për studim urbanistik   
 Nen 300 M2 (parcela)lekë80008000
 Mbi 300 M2 (parcela)lekë80008000
8Përfundim i kuotes  00   
 a) Për objekte deri në tre kate   
 Zona Alekë40004000
 Zona Blekë35003500
 b) Për objekte mbi tre kate                        
 Zona Alekë60006000
 Zona Blekë55005500
9Planimetri shesh ndërtimi   
 Nen 300 M2 (parcela)lekë80008000
 Mbi 300 M2 (parcela)lekë80008000
10Piketim shesh ndërtimilekë/m22525
11

Lëshim dublikat dokumenti

 

 

 

m dublikat dokumenti

lekë80008000
12Leje për prishje objektilekë80008000
13Leje për prerje drurëshlekë40004000
14

Tarife për shqyrtimin e kerkesës për

Punime ndertimi

lekë/M2      40      40
15Tarifë për paisje me autorizim për punime  të brendshme ndërtimi . (rikonstruksione)Vlerë punimi   3%   3%

 

 Këto tarifa administrohen nga Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit të Teritorit.

 

B.8 - Tarifë për dhënie në përdorim e hapësirës publike me qëllim vendosjen në shërbim të komunitetit  të krevatëve të plazhit, çadrave, dhomave të zhveshjeve, dusheve, shërbimeve higjenike, impianteve dhe paisjeve për përgatitjen e pijeve  dhe ushqimeve si dhe për kryerjen e veprimtarive të tjera të turizmit ujor.

 

NrEMERTIMI I TARIFESNJESIA20152016
1Tarifë për dhënie në përdorim të plazheve.

 

Lekë/m2/ditë

 

15

 

20

 

Per administrimin e kesaj tarife ngarkohet Drejtoria e Sherbimeve dhe Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Drejtoria e Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Teritorit, Drejtoria Ekonomike, Drejtoria Juridike, Drejtoria e Personelit dhe Burimeve Njerëzore, Policia Bashkiake, Zyra e Veterinarisë, Zyra e Gjëndjes Civile, Qëndra Kulturore dhe Shumsporteve dhe Ndërmarja e Shërbimeve Publike.

Paketa fiskale e vitit 2015 dhe çdo vendim tjetër i Këshillit të Bashkisë që bie ndesh me Paketën Fiskale të vitit 2016, shfuqizohen me miratimin e kësaj Pakete.

 

 

Drejtor i Taksave dhe Tarifave  Vendore                        Drejtor  Juridik

 

 

                  Bujar Allushi                                                     Eleron Gjoni

 

 

 

Drejtor i Shërbimeve                                  Drejtor i Planifikimit dhe Kontrollit të

                                                                                        Zhvillimit të Teritorit

 

    Pëllumb Halimi                                                              Harallamb Koloi

 

 

                                                               K r y e t a r e

 

 

 

                                                              Florjana Koka