Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Qyteti > Sinagoga dhe Bazilika e Sarandes

Sinagoga dhe Bazilika e Sarandes

​Gjatë gërmimeve për ndërtimin e pallatit të Kulturës në Sarandë në thellësi mbi 1 m u zbulua gjurmë të një mozaiku. Aty janë kryer gërmime sistematike arkeologjike të cilat kanë nxjerrë në dritë rrënoja ndërtimesh me interes që i takojnë mesjetës së hershme. Këto rrënoja, kur kemi parasysh gjurmët e shtrirjes së kalasë mesjetare lidhen me ndërtime brenda saj.

 Nga gërmimet e fundit, bëhet e qartë se në tërësinë e ndërtimeve ka hyrë edhe një ndërtesë kulti me tre aniata të shtruara me mozaik. Mozaiku i aniatës qendrore ndërpritet nga ndërtimi mbi të në kohët moderne të rrugës automobilistike etj. si rrjedhojë edhe e aniatës jugore të shtruar me mozaik që duhet ta gjejmë të mbuluar mbase dhe të dëmtuar. Kurse aniata veriore paraqet fragmente mozaiku mjaft të dëmtuar por që tregon interes për shenja të një mozaiku më të hershëm nën të.

 Mozaikët në përgjithësi paraqiten të dëmtuar nga ndryshime të strukturës si rrjedhojë e infiltrimeve ujore. Pra, shfaqen në të gropëzime të shpeshta që krijojnë pëerfytyrime të pakëndshme për vizitorin. Teknikisht, ndërtimi i mozaikut qëndron në gjurmët e kohës, me gurë të daltuar rreth 1 cm kub të vendosur mbi një shtresë llaçi harasan (gëlqere, pluhur tjegulle e rërë e imët).

Eventet

<qershor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
29303134
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293012
3456789

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ