Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Qyteti > Qyteti Antik Butrinti

Qyteti Antik Butrinti

Në jug të qytetit të Sarandës, mbi një kodër në gadishullin e Ksamilit, përkundrejt ishullit të Korfuzit ndodhet qyteti antik i Butrintit (Buthrotos), i themeluar aty nga fillimi i shekullit të VII p.e.s.

 Qyteti ngrihet mbi një kodrinë jo shumë të lartë, e cila laget nga të trija anët me ujë. Në lindje dhe verilindje të kodrës shtrihet liqeni i Butrintit, kurse nga jugu kalon kanali që lidh liqenin me detin Jon. Kodrinën e vogël e mbulon një pyll i dendur i gjelbëruar, i cili formon një kontrast me kondrinat e zhveshura përrreth. Ky pyll është i formuar në pjesën më të madhe nga bimë të egra, por nuk mungojnë dhe pemët frutore, si ullinj, dardhë, fiq etj. Kodra është e pasur me dafina dhe kullota të mira për bagëti. Kjo bimësi e dendur i jep kodrës së Butrintit një bukuri të rrallë. Butrinti ka tërhequr vëmendjen e studjuesve shumë kohë më parë. Njoftimet më të hershme arkeologjike për këtë qytet i kemi nga Qiriaku prej Ankone, i cili, duke udhëtuar për në Greqi, u ndal edhe në këtë qytet, ku pa tepericat e ndërtimeve antike, pjesë statujash dhe kopjoi disa mbishkrime që tani kanë humbur. Në fillimin e shekullit të kaluar Butrintin e vizitojne udhëtarë të tjerë, si Martin, Liku e Pukevili.

Misioni arkeologjik Italian i kryesuar nga Ugolini zhvilloi gërmimet në këtë qytet prej vitit 1928-1936; mbas vdekjes së tij punimet i vazhduan P. Markoni dhe më vonë D. Mustilli deri në vitin 1940.

Si rezultat i gërmimeve shumëvjeçare, në Butrint kanë dalë në dritë një tok monumentesh që do të përshkruajmë më poshtë sipas periudhave historike.

​ 

Eventet

<qershor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
29303134
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293012
3456789

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ