Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Qyteti > Profili i Bashkise

Profili i Bashkise

​​

Profil i Bashkisë  Sarandë

 

Në kuadër të reformës territoriale, Bashkia Sarandë  ka pësuar ndryshime të konsiderueshme në sipërfaqe, në territor dhe në popullsinë e saj, ku veçori kryesore është dhe bashkimi i territorit të njësisë administrative të Ksamilit me të.

Bashkia Sarandë përbëhet nga qytetet e Sarandës dhe qytezën e Ksamilit si dhe nga fshatrat Çukë, Metoq, Gjashtë dhe Shelegar. Pas ndryshimeve si rrjedhojë e reformës territoriale, bashkia Sarandë gjendet në një situatë ku parashikohet një zgjerim i territorit ekzistues si dhe i popullsisë banuese. Sipërfaqja administrative e saj arrin në rreth5200 ha, me një rritje gati dy here dhe popullsia civile arrin në 55000 banorë. Qyteti i Sarandës ka 36500 banorë. Për një menaxhim sa më të mirë të burimeve natyrore dhe njerëzore, është e nevojshëm që në kuadër të kushteve të reja të krijuara, Saranda të marrë rolin e liderit duke hartuar një strategji e cila ti përgjigjet nevojave të zhvillimit të saj.

 

Si rrjedhojë e kësaj, Saranda, kërkon të ndërmarrë një hap të rëndësishëm në këtë kontekst duke qënë një ndër bashkitë e para e cila është përfshirë në procesin e hartimit të PPV( Plani Përgjithshëm Vendor).

 

Saranda, është një ndër destinacionet kryesore turistike për Shqipërinë prandaj është e nevojshme hartimi i një vizioni të qartë mbi të cilin të bazohet edhe strategjia vendore e turizmit. Forcimi i pozicionit të bashkisë në fushën e turizmit në raport me destinacionet e tjera rajonale, dhe vendosja e një raporti të drejtë midis konkurueshmërisë dhe komplimentaritetit është një ndër pikat më të rëndësishme për të cilat nevojitet vizioni strategjik.

 

Zhvillimi intensiv urban,ka krijuar dhe mundësinë që në qytet të vendosen një numër i konsiderueshëm strukturash hotelerie të cilat e shndërrojnë Sarandën (së bashku me Ksamilin) në një prej destinacioneve më të rëndësishme turistike. Në këtë fushë kërkohet një ridimensionim e mbështetje për zhvillimin e infrastruktures publike e veçanërisht të asaj rrugore, ku mbulohen vetëm 40-45 % e nevojave.

Rehabilitimi dhe vitalizimi i zhvillimit urban i gjithë qytetit e zones përrreth mund të përmirësojë përbërjen urbane dhe të rritë asetet e kapacitetet ekzistuese. Rritja e strukturave standarde do të përmirësojë sistemin urban e peisazhin e qytetit si dhe rrit imazhin e tij.

Për zhvillimin e territorit, Bashkia synon krijimin e centraliteteve të reja në territorin e ri të Bashkisë. Në këtë mënyrë do të efiçientohet ofrimi i infrastrukturës dhe përmirësimi i cilësisë së jetesës duke rritur aksesueshmërinë në shërbime dhe hapësira publike. Saranda policentrike mbron dhe lejon mirë menaxhimin dhe valorizimin e resurseve natyrore si dhe të tokave bujqësore. Gjithashtu me anë të aplikimit të policentrizmit, mundësitë për rritjen e kohezionit territorial janë reale dhe të mundshme. Në mbështetje të idesë së policentrizmit do të krijohet gjatë viteve në vijim dhe brezi i gjelbër i Sarandës i cili do të kufizojë shpërhapjen e vendbanimeve si dhe do të rrisë kapacitetin e gjelbër të Bashkisë e të krejt zonës turistike.

 

Bashkia do të synojë të rritet në mënyrë të qëndrueshne, me hapa të planifikuara, ku zhvillimet e reja do të mbështeten  nga sigurimi i aksesit në një rang shërbimesh publike vendore ku strehimit dhe punësimit do të jetë më i garantuar. Zhvillimi i ri do të vendoset në mënyrë të tillë që të maksimizojë mundësinë për të udhëtuar me të gjitha modalitet e transportit si dhe të përmirësojë aksesueshmërinë për të gjithë. Zhvillimi i ri do të tregojë kujdes për karakterin e zonës në të cilin do të orjentohet në mënyrë të tillë që të përmirësojë cilësinë e jetesës në Bashki.

 

Qytezat, fshatrat si dhe qëndrat e lagjeve do të mirëmbahen dhe përmirësohen në mënyrë të tillë që të luajnë një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve lokale dhe për të zvogëluar nevojën e njerëzve për të udhëtuar në përmbushje të nevojave

të tyre ditore. Bashkia do të ofrojë një mjedis jetese të sigurtë dhe tërheqës, veçanërisht në shërbimet bazë të shkollimit, shëndetësor, pastrimit, furnizimit me ujë e me rrjetin e UZ-ve, gjelbrimin, ndriçimin etj.

 

Aksesueshmëria e Bashkisë do të rritet duke përmirësuar dhe ndërlidhjet me portin dhe në një periudhë afatmesme me aeroportin.Transporti publik kërkohet të përmirësohet dhe të shtohet në mënyrë që ti përgjigjet kërkesave në rritje të banorëve dhe të turistëve. Parkimi në bashki do të përmirësohet duke ndihmuar në zbutjen e efekteve të trafikut të rënduar, veçanërisht gjatë periudhës së verës.

 

Cilësia e mjedisit dhe e jetës do të vazhdojë të përmirësohet duke rritur aksesin në hapësira të gjelbëra dhe gjelbërim. Do të përcaktohet kufiri i brezit të gjelbër i cili do të mbrohet dhe pasurohet me bimësi të ndryshme për të rritur cilësinë e mjedisit dhe frymëmarrjen e vendbanimeve urbane. Një rrjet i qënësishëm i gjelbër do të krijohet në mënyrë që të ofrohen alternativa për rekreacion dhe shlodhje.

 

Ekonomia do të mbështetet në zhvillimin e saj duke promovuar turizmin dhe bujqësinë. Kujdes i veçantë do të tregohet për integrimin e brezave të reja në ekonomi, dhe krijimin e mundësive për iniciativat në kuadër të rritjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Punësimi do të mbështetet me mundësitë për shkollim dhe trajnim profesional. Do të rritet aksesueshmëria e produkteve vendase në tregjet rajonale si dhe do të sigurohet që ato të arrijnë të promovohen pa u tjetërsuar, me anë të turizmit.​

Eventet

<mars 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
272812345
6
7
e martë, mars 7, 2017
8
e mërkurë, mars 8, 2017
9101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ