Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Qyteti > Manastiri i 40 Shenjtoreve

Manastiri i 40 Shenjtoreve

Ndodhet në lindje të Sarandës, në pjesën më dominuese të saj, me përmasa 37,4 x24 m që përfundon në anën lindore me një abside gjysëm rrethore. Kisha përbëhet nga naosi dhe narteksi, ky i fundit është pak më i gjatë se gjerësia e kishës. Naosi ka anët më të gjata ato veri e jug. Në brendësi të kishës ruhen dy rradhë kollonash që tregon se kemi të bëjmë me një bazilikë tre nefshe. Në lindje të mureve gjatësore ka një kullë. Ikonostasët e kishës përbëhen nga një rradhë kollonash mbi kapitalet e të cilave kalon një arkitra i zbukuruar, ndërsa në pjesën e poshtme ndërmjet tyre kishte pllaka të zbukuruara.

Muret anësore të kishës kanë dritare në dy rradhë, ndërtuar në mënyrë të rregullt me gurë pak të punuar të lidhur me llaç gëlqereje. Kisha i përket shek.XV, por është rindërtuar duke vazhduar të përdoret për një kohë të gjatë, rezultatet e banimit të trevës nga e njëjta popullsi. Kohët e fundit disa sdudjues kanë hedhur mendimin se kisha është ndërtuar (kryesisht punimet nën toke) para përhapjes së krishtërimit.

Ikonat dhe ikonostasët e kësaj kishe ishin vepra me rëndësi të vlerësuara nga studjues të huaj të periudhës bizantine, të cilat e shtyjnë ndërtimin e saj para pushtimit osman.

Eventet

<gusht 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
31123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ