27 Janar 2017

Programi Interreg MED 2014-2020

 

 THIRRJE PËR SHREHJE INTERESI

Bashkia Sarandë në kuadër të projektit "Consume Less in Mediterranean Touristic Communities/ AKRONIMI: CONSUME-LESS", i financuar nga Programi Interreg MED 2014-2020, shpall këtë thirrje për shprehje interesi me qëllimin krijimin e një liste me konsulentë dhe ekspertë të jashtëm të cilët do të ftohen për të dhënë shërbime profesionale për kontratën e shërbimit "Mbështetje për Bashkinë Sarandë në menaxhimin e aktiviteteve të projektit, proçedurave të komunikimit dhe zbatimit të aksioneve pilot", sipas Loteve të mëposhtëm:

Loti 1: "Mbështetje për Bashkinë Sarandë për zbatimin dhe menaxhimin e aktiviteteve të projektit"

Qëllimi i punës:

  • Menaxhimi i çështjeve administrative dhe financiare;
  • Menaxhimi i çështjeve teknike;
  • Monitorimi i zbatimit të aktiviteteve.

    Ekspertiza e kërkuar:
  •  Diplomë e nivelit II në një nga fushat e mëposhtme (administrim biznesi, financë, inxhinieri ambjenti);
  • Eksperiencë në menaxhimin e projekteve të financuara nga BE;
  • Eksperiencë në koordinimin e aktiviteteve transnacionale;
  • Aftësi të mira ndërpersonale siç janë komunikimi, negocimi, menaxhimi i konflikteve;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane.

     

    Loti 2: "Mbështetje për Bashkinë Sarandë në zbatimin e proçeseve të komunikimit të projektit"

    Qëllimi i punës:
  • Zbatimi i stategjisë së komunikimit;
  • Shpërndarja e rezultateve të projektit;
  • Organizimi i trajnimeve, konferencës dhe aktivitetit atipik;
  • Prodhimi dhe shpërndarja e mjeteve dhe produkteve mediatike përgjatë gjithë projektit.

    Ekspertiza e kërkuar:
  • Diplomë e nivelit II, preferohet në marketing, turisëm, komunikim, marrëdhënie me publikun ose fusha të ngjashme);
  • Minimumi 5 vite  eksperiencë të vazhdueshme në marketing, komunikim, turisëm, duke përfshirë minimumi 3 vjet eksperiencë pune në projekte të financuara nga BE;
  • Eksperiencë pune e provuar në mediat sociale si Facebook dhe Tëitter;
  • Eksperiencë në menaxhimin dhe koordinimin e furnitorëve dhe logjistikës së eveteve;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Njohja e gjuhës italiane dhe spanjolle përbën avantazh.


  • Loti 3: "Testimi, vlerësimi dhe shkëmbimi i modelit të turizmit në zonën pilot"

    Qëllimi i punës:
  • Mbështetje për Bashkinë në testimin e modelit consume-less;
  • Mbështetje për Bashkinë për të siguruar përfshirjen e ofruesve të shërbimeve të turizmit lokal;
  • Supporting the municipality for the monitoring activities and indicator's implementation according to the monitoring procedures defined in the label guidelines;

    Ekspertiza e kërkuar:
  • Diplomë e nivelit II, preferohet në marketing, turisëm, mjedis, komunikim;
  • Minimumi 5 vite  eksperiencë të vazhdueshme në marketing, komunikim, turisëm, duke përfshirë minimumi 3 vjet eksperiencë pune në projekte të financuara nga BE;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Njohja e gjuhës italiane dhe spanjolle përbën avantazh;
  • Aftësi të mira ndërpersonale siç janë komunikimi, negocimi, menaxhimi i konflikteve.

    Bashkia e Sarandës mund të vendosë mos përdorimin e kësaj liste dhe të vazhdojë me një proçes formal tenderimi, veçanërisht në mungesë të ekspertëve me përvojë të mjaftueshme.

    Vetëm kandidat e përzgjedhur në shortlist do të ftohen për të dorëzuar formularin e tenderit.

     

     

     

     
  1. Sfondi

CONSUME-LESS (të konsumosh më pak në komunitetet turistike mesdhetare) është një projekt i ri në kuadër të Programit Interreg MED, i cili kohët e fundit është miratuar për financim dhe ka filluar të zbatohet në 1 Nëntor 2016.

Shumica e qyteteve bregdetare në zonën e MED janë të karakterizuara nga flukse të larta turistike. Kjo krijon mundësi të rëndësishme ekonomike dhe të punësimit, por gjeneron në të njëjtën kohë eksternalitete negative që kërcënojnë ruajtjen e këtyre shërbimeve të ekosistemit që sigurojnë atraktivitetin e turizmit. Zhvillimi i një turizmi të qëndrueshëm në qytetet bregdetare është një çështje strategjike në zonën e Mesdheut.

Projekti CONSUME-LESS përballet me këtë çështje duke demonstruar efektivitetin e një modeli të qëndrueshëm të turizmit të bazuar në kualifikimin e qyteteve bregdetare si zona "consume-less" dhe e perforcon këtë veçori nëpërmjet një komunikimi inovativ dhe një fushate marketingut territoriale, të dyja të zbatuara duke përfshirë drejtpërdrejt të gjithë aktorët e interesit (autoritetet lokale, operatorët e turizmit dhe ofruesit e shërbimeve, turistët).

Kjo do të sjellë përfitime të shumta që do të monitorohen me kujdes dhe do të llogariten nëpërmjet përdorimit të një grupi të përshtatshëm treguesish, bazuar në Sistemin Evropian të Treguesve në Turizëm. Përfitimet e pritshme janë reduktimi i konsumit të ujit, energjisë dhe gjenerimin të mbetjeve, rritja e prodhimeve vendase dhe burimeve natyrore, rritja e flukseve turistike dhe ndërgjegjësimi i turistëve mbi rëndësinë e adoptimit të mënyrës së jetesës ekologjikisht të shëndoshë.

Qasja transnacionale është thelbësore në projekt, pasi ajo lejon testimin e efektivitetit të modelit "consume-less" në kontekste të ndryshme, (në 6 zona pilot, një prej të cilave edhe Bashkia Sarandë, partnere në projekt), duke bërë të mundur vlerësimin e përsëritjes të gjerë të saj në zonën e Mesdheut.

2.      Dokumentacioni i kërkuar

 

  • Persona fizik (individë, konsulentë, ekspertë)

Letër shoqëruese, ku të përcaktohet loti për të cilin aplikoni;

Curriculum vitae ku të specifikohet: Arsimi, kualifikimet profesionale dhe eksperienca në punë;

Lista e publikimeve dhe/ose kontratave kryesore të përfunduara me klientë të tjerë dhe punët e kryera.

  • Persona juridikë (kompani, OJF, konsorcium)

Letër shoqëruese, ku të përcaktohet loti për të cilin aplikoni;

Profili i organizatës dhe curriculum vitae i ekspertëve kyç që specifikojnë arsimin, kualifikimet profesionale dhe eksperiencën në punë;

Lista e kontratave kryesore dhe më të rëndësishme me klientë të tjerë në fushat ku kompania/OJF operon dhe punët e kryera;

 

3.      Proçesi i aplikimit

Kandidatët e interesuar duhet të ofrojnë dokumentacionin e kërkuar brenda datës 11.02.2017 me postë zyrtare dhe/ose e-mail në:

Bashkia Sarandë

Projekti "Consume-less"

Rr. Abedin Dino

Sarandë

Email: msconsumeless@yahoo.com

 

ESMERALDA ISUFI

MENAXHERE PROJEKTI