Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Vizitoni Galerine Art Saranda

Kategorite

Filtro:

Vizitoni Galerine Art Saranda

​Ne Galerine "Art Saranda" u cel ekspozita e tri grave artiste: nga Tirana, Prishtina e Berati- perkatesisht Mira Kucuku, Majlinda Kelmendi e Llambrini Dena. 
 Ne ceremonine promovuese, artistet, edhe ne emer te Kryetares Florjana Koka, i pershendeti zevendeskryetari i Bashkise, Jorgo Mitro. 
Ne kete ekspozite te perbashket performojne tri gra artiste, nga te cilat Kucuku e Dena, te njohura si qeramiste me ekspozita vetiake ne Shqiperi e ne bote, ndersa Kelmendi si piktore e afirmuar dhe me eksperience akademike, si pedagoge ne Akademine e Artit ne Prishtine.
Secila prezanton veten ne nje salle me vete ne Galerine e Sarandes. Te tria se bashku paraqesin 119 pune me motive dhe gjetje interesante, te formesuara ne teknika dhe teknokogji te perparuara bashkekohore. 
Ekspozita e tyre, teper e vecante, do te jete ne dispozicion te publikut deri me 11 korrik. 
Mos e humbisni!

Eventet

<nëntor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930123
45678910

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ