Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > VENDIM PËR MIRATIMIN E RRJETIT TË LINJAVE QYTETËSE DHE RRETHQYTETËSE

Kategorite

Filtro:

VENDIM PËR MIRATIMIN E RRJETIT TË LINJAVE QYTETËSE DHE RRETHQYTETËSE

PËR

MIRATIMIN E RRJETIT TË LINJAVE QYTETËSE DHE RRETHQYTETËSE

Në mbështetje të nenit 23 pika 6, të ligjit nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, nenit 14, të ligjit nr.8308, datë 189.3.1998 “Për transportet rrugore” i ndryshuar, neneve 4, “15, “19, të ligjit nr.10/2016 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjn nr.8308, datë 18.3.1998 “Për transportet rrugore”, të ndryshuar,VKM nr.761, datë 12.11.2014 “Për shfuqizimin e VKM nr.637, datë 21.05.2008, “Për ndryshimin e tarifave të transportit qytetas të udhëtarëve, të miratuar me VKM nr.146, datë 26.02.2998, të ndryshuar”VKM nr.8, datë 8. 2. 2017 “Për përcaktimin e rregullave për prodhimin, shpërndarjen dhe pajisjen e udhëtarëve me bileta transporti rrugor”, me propozimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Këshilli Bashkiak

VENDOSI:

1.Të miratojë rrjetin e linjave të rregullta qytetëse dhe rrethqytetëse sipas Aneksit 1. 
2. Të miratojë tarifat e transportit qytetës dhe rrethqytetës të udhëtarëve me autobus, sipas 
distancave si më poshtë:
- nga 0 km-10 km për një vajtje ose kthim dotë jetë 50 (pesëdhjetë) lekë,
- nga 10 – 15 km për një vajtje ose kthim dotë jetë 100 (njëqind) lekë,
- mbi 15 km për një vajtje ose kthim do të jetë 150 (njëqind e pesëdhjetë) lekë,
duke përfshirë dhe TVSH për çdo tarifë.
3.Oraret e operimit do të jenë nga ora: 05:30 deri 22:00 sipas grafikut të miratuar.
4.Ngjyra e biletës qytetëse do të jetë sipas standartit të linjave ndërqytetëse, ngjyra e 
biletës rrethqytetëse do të jetë jeshile. 
5.Narkohen për zbatimin e vendimit Drejtoria Juridike, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe 
Drejtoria Ekonomike.
6. Ky vendim hyn në fiqi sipas ligjit nr,139/2015, datë 17.12.2015, neni 55, pika 6

KRYETARE
TATIANA ALIKAJ

Eventet

<nëntor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930123
45678910

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ