Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > URDHER PËR KUFIZIMET NË QARKULLIMIN E MJETEVE TË RËNDA PËR TRANSPORTIN RRUGOR TË MALLRAVE

Kategorite

Filtro:

URDHER PËR KUFIZIMET NË QARKULLIMIN E MJETEVE TË RËNDA PËR TRANSPORTIN RRUGOR TË MALLRAVE

URDHËR

Nr. 82, datë 25/05/2017

PËR KUFIZIMET NË QARKULLIMIN E MJETEVE TË RËNDA 
PËR TRANSPORTIN RRUGOR TË MALLRAVE

Në mbështetje të nenit 9 të ligjit nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, të pikës 1 të nenit 6 të ligjit nr.8378, datë 27.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”,Udhëzimin e përbashkët të Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës dhe Ministrit të Punëve të Brendshme nr.4351, datë 15..8.2014 “Mbi kufizimet në qarkullimin e mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave”, Shkresën e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë me nr..3940, datë 26.04.2017,

URDHËROJ:

1.Të ndalohet qarkullimi në fundjavat e sezonit turistik (në rrugët publike Sarandë–Butrint, Borsh-Sarandë) i mjeteve:
 Me peshë të përgjithshme të autorizuar mbi 7.500 kg,
 Me ngarkesë të pandashme me gjatësi maksimale më të madhe se 12 m,
 Rrugore që kanë shpejtësi më të vogël se 40/km,
 Bujqësore dhe teknologjike që kalojnë përmasat kufitare sipas nenit 61 të Kodit Rrugor,
 Për kursantët e autoshkollave mësimore.
1.1 Kufizimi i mjeteve të përcaktuara në pikën 1 do të bëhet për ditët e fundjavës së periudhës nga 15 maj–31 gusht. Kufizimet për ditët e fundjavës fillojnë nga ora 09:00 deri në orën 14:00 të ditës së shtunë. Për ditën e diel kufizimi fillon nga ora 12:00 deri në orën 24:00. 
 1.2 Përjashtohen nga ndalimi i parashikuar në këtë urdhër, automjetet që, për shkak të kohës dhe rrethanave, në veçanti transporti është i justifikuar apo i domosdoshëm për arësye të sigurisë, ose për shkak se vonesat mund të sjellin dëme të konsiderushme materiale.

KRYETARE
FLORJANA KOKA​

Eventet

<nëntor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930123
45678910

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ