Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Tur tre ditor tryezash e takimesh mes biznesit Sarande Kosove

Kategorite

Filtro:

Tur tre ditor tryezash e takimesh mes biznesit Sarande Kosove

9 deri 11mars 2017, ishte fundjava e turit te njohjes, vizitave, takimeve dhe veprimtarive qe hapen rruge me te gjera bashkepunimi mes biznesmeneve kosovare me ata te Sarandes. 
Bashkia e Sarandes, nen kujdesin e posaçem te Kryetares Florjana Koka, ne bashkepunim me Ambasaden e Shqiperise ne Prishtine, e personalisht te ambsadorit Qemal Minxhozi, ishin ideatore dhe nismetare ne organizimin e kesaj fundjave, me agjende ekonomike dhe turistike, per njerez te rendesishem te fushes se bzinesit ne Kosove. 
Agjenda e takimeve dhe veprimtarive u realizua ne prani edhe te ministres se Industrise- e Tregtise te Kosoves, zonjes Hykmete Bajrami, si dhe te zonjes Milva Ekonomi, ministre e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në Shqipëri. 
Aktivitetet e shtrira ne harkun kohor te tri diteve, ne thelb i sherbyen promovimit te tregtisë, turizmit dhe bashkëpunimit ekonomik ndërmjet biznesmeneve kosovare me ata te Sarandes. U organizuan takime te formatit B2B ne mjedise te filialit universitar te Sarandes, ne Qendren e Depurimit te Midhjes, investim i BE, ne ekonomi te akuakultures (midhjes dhe rritjes artifiiale te peshkut), ne parcelat me agrume ne Mursi, nga furnizohet prej vitesh tregu kosovar me agrume. Kjo zonë ka rreth 800 ha të mbjella me agrume dhe prodhon 17 tonë manderina e nga këto 60% shkon për eksport në Kosovë..
U organizuan edhe takime grupesh te vogla mes hoteliereve nga Saranda e Ksamili dhe agjensioneve turistike e te udhetimit, nga Kosova.
Takimet nisen nga prezantimi i vizioneve bashkepunuese ne filialin universitar te Sarandes, ne prani edhe te pedagogeve te filailit. Ne fjalen e saj pershendetese, Kryetarja e Bashkise, zonja Florjana Koka, tha-se-“E gjitha kjo që po ndodh ne keto tri dite këtu në jugun shqiptar mes vëllezërish dhe partnerësh në biznes, eshte bashkim i deshires dhe vullnetit te perbashket, qe t’i shkurtojme largesite në kilometra qe na ndajne dhe t’i kthejme ato ne mundesi afrimi dhe bashkëpunimi te perhershem e afatgjate, mes sarandioteve dhe kosovareve. Ne ndjejmë tani nevojen e ecjes bashke ne rrugen e zhvillimeve tona ekonomike dhe te kontributeve reciproke ne kete zhvillim, permes turizmit dhe biznesit, u shpreh Kryebashkiakja.
Zonja Koka tha se morëm një motivim shumë të fuqishëm për këtë bashkëpunim me “Ditët e Sarandës” në Prishtinë dhe ja ku jemi në këtë takim B2B, të shtrirë mes bizneseve tona. Kjo fundjave ne Sarandë, u tha ajo miqve nga Kosova, eshte ne plotesim te nevojes per te ardhur ju ne Sarande dhe ne ne Kosove, jo vetem ne vere e jo vetem per te pushuar, por edhe per te punuar e bashkepunuar, per te qene prane njeri-tjetrit, pranë aseteve turistike, por edhe permes produkteve vendore qe duhet te jene prezent ne marketet dhe tryezat tona dhe tuaja. Ajo nenvizoi se ministret Bajrami e Ekonomi dhe ministritë qe ato drejtojne, i kemi në mbështetjen tonë për t’i dhënë institucionalizim këtij bashkëpunimi. 
Ministrja Ekonomi, duke folur në takimin e përbashkët të bizneseve, tha se synimi është të nxiten bashkëpunimet ekonomike mes kompanive kosovare dhe shqiptare. Takimet B2B japin mundësinë që eksportet e produkteve të caktuara të gjejnë më shumë hapësirë në tregjet rajonale dhe ato europiane,- tha Ekonomi. Ajo shtoi se forcimi i këtij bashkëpunimi mes dy vendeve krijon mundësi më të mira që të tërheqim investime të huaja në rajonin tonë. 
Ministrja e Kosovës, Hykmete Bajrami tha se fakti që kemi një gjuhë dhe një kulturë favorizon bashkëpunimin ekonomik dhe tashmë klima e të bërit biznes është përmirësuar. 
Grupi i biznesmeneve nga Kosova kreu edhe vizita ne qytetin antik te Butrintit, Kalane e Lekuresit, si dhe ne Galerine "Art-Saranda" e ne kompleksin muzeal te Bashkise Sarande etj.
Turi i vizites se 24-biznesmeneve kosovare, u organizua pas një turi të ngjashëm që bizneset e Sarandës zhvilluan nentorin e vitit te kaluar në Prishtinë. 
Vizita kaloi në një atmosferë shumë vëllazërore dhe me perfitime te dyanshme.

 
 
 

Eventet

<gusht 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
31123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ