Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Takim me Apollo Travel Group

Kategorite

Filtro:

Takim me Apollo Travel Group

Kryetarja e Bashkise se Sarandes, zonja Florjana Koka, ka rezervuar nje pritje te veçante per zonjen Ann Kristin (Nina) Hornewall numrin dy te "Apollo Travel Group", njeheresh Drejtore Komerciale e saj. Zonja Koka i shprehu mirenjohje zonjes Hornewall, duke çmuar tek ajo njeriun që me pasion befasues, ktheu “busullën” e turistëve suedezë, më tej atyre skandinavë e përfundimisht të turistëve nordikë, drejt aseteve të Sarandës. Ne, i tha Kryebashkiakja Koka zonjes Nina Hornewall, kemi shume diell dhe shume mikpritje, shume histori dhe arkeologji ketu, nderkohe qe hahet shendetshem, pasi largesia nga prodhuesi tek pjata e turistit shpesh eshte me pak se 1 kilometer. Ajo qe jemi duke bere, tregoi kreu i Bashkise Koka, eshte pergatitja e Sarandes per te permiresuar oferten tone turistike, por duke e pare qytetin tone me syte tuaj. 
Drejtorja komerciale e "Apollo Travel Group", pasi vleresoi klimen natyrore e njerezore dhe standartin e hoteleve ku akomodohen turistet nordike, tha se sivjet eshte programuar qe ne Sarande numri i turisteve nga keto vende te jete 1000 vete me shume se ai i vitit te kaluar, duke e karakterizuar kete si nje klintele qe eshte nje klik me lart se ekzistuesja. Kjo, tha ajo, pervec shtimit numerik e cilesor, sherben edhe si kolateral per turizmin e Sarandes, Ne kete kontekst, u shpreh zonja Hornewall, do te duhej me shume fokus e me shume vemendje nga ju, qe i prisni, duhet nivel me i larte pastertie, perkujdesje per te mos lejuar ndotje mjedisore dhe as akustike, sidomos ne kulmin e sezonit. 
Ne shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për kontributin e dhënë vitet e fundit në promovimin e Shqipërisë në përgjithësi e të Sarandës në veçanti, si atraksion dhe destinacion turistik për mijëra turistë ne vit, nga vendet nordike, zonja Koka i dorezoi zonjes Hornewall Çertifikate Mirenjohjeje dhe nje pakete promocionale per Saranden.
"Ndjehemi të gjithë të obliguar karshi një zonje si Ju, të kthyer për ne në simbol të turizmit të tipit “back to back” në Shqipëri, si kontributore e jashtëzakonshme në sjelljen e turistëve elitarë e, për më tepër, në shtrirjen kohore të sezonit nga maji në tetor", i tha Kryetarja Koka, zonjes Hornewall.

Eventet

<tetor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
2526272829301
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
303112345

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ