Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Shkolla 9 Tetori protagoniste ne aksionin e pastertise

Kategorite

Filtro:

Shkolla 9 Tetori protagoniste ne aksionin e pastertise

500 nxënës të "9 Tetorit", më 31 mars - protagonistë të pastertisë në lagjen Kodër

Të paktën 500 nxënës nga klasat e pesta deri në të nënta, të shkollës 9-vjeçare "9 Tetori" në qytetin e Sarandës, 31 marsin, ditën që ndan dy semestret shkollore, do t'ia kushtojnë pastërtisë në gjithë lagjen Kodër, ku gjendet shkolla e tyre. 
Ka qenë një dëshirë e nxënësve të kesaj shkolle, që ia shprehën qytetares së parë, zonjës Florjana Koka, ndërkohë që ishin duke pastruar nga ndotjet Plazhin e Ri, më 27 prill, në ditën e parë të javës së plazheve të pastra. 
Së bashku me mësuesit e tyre, ata do të investohen në një ditë pushimi për ta, për të dhuruar pastërti e për të dhënë mesazhe pastërtie në një prej lagjeve, ku shumica e tyre janë banorë. Bashkia e Sarandës dhe firma e pastrimit "Korsel", do të vihen në dispozicion të tyre me bazën e nevojshme materiale, me qese e dorashka dhe automjete. 
Nga t-shirtet e shkollarëve, gjithashtu do të jepen mesazhe të shkruara për raportet miqësore me mjedisin dhe për bashkimin e dëshirës për qytet të pastër me veprimin aktiv dhe kontributet reale, që mund e duhet të japë secili. 
Të premten, më 31 mars, ora 10.00-12.00. I gjithë qyteti do të marrë një mësim pastërtie nga 500 nxënësit e "9 Tetorit", nën organizimin e drejtores Manushaqe Mero.
Të gjithë do të jemi “nxënës” të këtyre nxënësve dhe përfitues prej nismës së tyre, për një qytet të mbajtur pastër njësoj si shtëpitë tona. 
Qyteti ynë është shtëpia jonë e madhe, së cilës i nevojitet dora e secilit, për t'u mbajtur pastër, kundër ndotjes.

Eventet

<prill 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
272829303112
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
1234567

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ