Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Saranda Opatia Nenshkruhet marreveshje bashkepunimi dypalesh

Kategorite

Filtro:

Saranda Opatia Nenshkruhet marreveshje bashkepunimi dypalesh

Një stad të ri zhvillimi kanë njohur ditët e fundit marrëdhëniet pesëvjeçare të vendosura mes Bashkisë së Sarandës dhe asaj të Opatisë, në Kroaci. Një delega-cion zyrtar, i përbërë nga këshilltarë bashkiakë, biznesmenë të suksesshëm sarandiotë dhe zyrtarë të Bashkisë, i kryesuar nga Kryebashkiakja Florjana Koka, ka marrë pjesë në veprimtari të dedikuara dhe promovuese të bashkëpunimit dypalësh, organizuar nga Bashkia e Opatisë. Ato u çelën me ceremoninë e nënshkrimit nga kryetarët respektivë të dy bashkive, Florjana Koka e Ivo Dujmic, të marrëveshjes së bashkëpunimit të mëtejshëm institucional. 
Në ceremoni morën pjesë dhe folën edhe deputetja shqiptare në parlamentin kroat, Ermina Lekaj (Përlaskaj), ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Ilir Melo e ambasa-dorja e Kroacisë në Shqipëri, Sonja Juraga, kryetari i komunitetit shqiptar për rajo-nin e Rjekës, Gani Xharrahi etj. 
Në përshëndetjet e rastit u tha se mes Opatisë dhe Sarandës janë identifikuar ngjashmëri, karakteristika dhe tipare të krahasueshme, që lidhen me turizmin, me kulturën, me universitetet dhe shkollat e Hoteleri-Turizmit të dy qyteteve, me gastronominë dhe ngjarjet sportive, të cilat do të përbëjnë bazën për zgjerimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit, në dobi të komuniteteve tona. 
Nga të dy kryetarët e Bashkive, u pranua në parim sugjerimi i ambasadores kroate, që në Opati të mund të organizohen shkolla verore, ku të rinj nga Saranda të punojnë dhe trajnohen njëherësh, per standartet europaine të shërbimit në hoteleri-turizëm. 
 Prania e faktorit shqiptar dhe veprimtaria shumë aktive e këtij komuniteti, ka bërë që prej kohësh mes Opatisë dhe Sarandës të vendosen kontakte, të cilat kanë përgatitur terrenin dhe i kanë paraprirë marrëdhënieve që po zyrtarizohen, duke i hapur rrugën institucionalizimit të binjakëzimit mes dy qyteteve, në të ardhmen e afërt. 
Ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes për Bashkëpunim u shoqërua me performancë kulturore nga grupet e Opatisë. Me interes të veçantë u ndoq prezant-imi i kulinarisë nga Saranda nga shefa të kuzhinës sarandiote, kryesisht me receta gatimi të midhjes, që u shijuan nga të ftuarit dhe qytetarë të Opatisë.
Eventi u përcoll nga mediat vendore e të rajonit të Rjekës. Vëmendje të posaçme i kushtoi eventit gazeta e të dielës së 13 prillit 2017, më 72 faqe, që titullohet “Novi List” (Fleta e Re).

Eventet

<maj 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
24252627282930
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
29303134

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ