Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Perurohet investimi per ujin e pijshem ne qytetin e Sarandes

Kategorite

Filtro:

Perurohet investimi per ujin e pijshem ne qytetin e Sarandes

Eshte-peruruar ndërtimi dhe rehabilitimi i sistemit të ujësjellës – kanalizimeve në qytetin e Sarandës, pjesë e programit “Infrastuktura Bashkiake I/II” i bashkëfinancuar nga Republika Federale e Gjermanisë dhe Bashkimi Evropian (BE) nëpërmjet Bankës Gjermane për Zhvillim KfW me 9.2 milion euro.Pllaken-e-ketij-investimi-te-vendosur-ne-fasaden-e-rezervuarit-te-ngritur-ne-Lekures-e-zbuluan-ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Z. Sokol Dervishaj, Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë, Znj. Sussane Schütz dhe-Kryetarja-e-Bashkise,znj.Florjana-Koka.
Ata shoqëroheshin në këtë ceremoni nga Z. Achim Mortier, përfaqësues për Shqipërinë në Ministrinë Federale Gjermane për Zhvillimin Ekonomik dhe Bashkëpunimin, Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-kanalizimeve Z. Ardian Alushi, Sheme-Lulo,administrator-i-ujesielles-sh,a.Sarande-dhe-përfaqësues nga zyrat qendrore dhe asaj lokale të KfW-së si dhe funksionarë të tjerë.
Kryetarja-Florjana-Koka-tha-se:Shpesh na kënaqnin statistikat, që, në lexim të pare, nuk ishin të këqia , pasi 96 përqind e popullsisë së qytetit ishte e lidhur me rrjetin e ujësjellësit dhe 75% me atë të kanalizimeve.Përtej këtyre përqindjeve, anashkalohej fakti që shërbimi i ofruar ndaj qytetarëve mbetej shumë i dobët. Shkak ishte rrjeti ekstremisht i amortizuar, ashtu edhe teknologjia e prapambetur që përdorej për furni-zimin me ujë dhe largimin e ujërave të ndotura.
Banorëve dhe pushuesveu-sjpreh-me-tej-zonja-Koka- ndodhte që, për këto arësye, të përballeshin me ndërprerje të vazhdueshme të ujit në stinën e verës dhe të lulë-zonte tregtia e ujit me autobote. Ndodhte kështu në një qytet të rëndë-sishëm të turizmit shqiptar dhe për të gjithë, por sidomos për ne, kjo ishte e papranueshme dhe absurde.
Ajo-ka-vleresuar-se-u desh ky investim serioz, i zbatuar me korrektësi nga kompania “Strabag”, që kjo e kaluar e afërt e jona me ujin e pijshëm, të lihet mbrapa e të nisë të bëhet e largët.
Ndersa-ambasadorja-e-Gjermanise-ne-Tirane-tha-se-si pjesë e masave të investimeve janë shtruar rishtazi ose rehabilituar rreth 36 km tubacione për furnizimin me ujë dhe 2090 lidhje familjare, janë instaluar rreth 5000 matësa uji, ka përfunduar ndërtimi i godinës së re administrative të ndërmarrjes së ujeësjellës-kanalizimeve Sarandë, është rehabilituar rezervuari ekzistues i Sarandës dhe është ndërtuar nga themelet rezervuari i ri në Lëkurës. Po ashtu, janë ndërtuar rreth 2.7 km kanalizime dhe 101 lidhje të reja familjare në sistemin e kanalizimeve.Rrjeti i ri i ujësjellës-kanalizimeve-nenizoi-zonja Sussane Schütz,do të inkurajojë zhvillimin turistik të zonës dhe mund të bëhet një mjet shumë i rëndësishëm për zhvillimin e bizneseve rajonale, lokale dhe atyre të huaja, duke ndikuar direkt në përmirësimin e mëtejshëm të gjëndjes ekonomike të banorëve duke rritur punësimin e banorëve e duke rritur gjithashtu edhe besimin dhe shpresën për të ardhmen.
Me KFW arritëm ti sjellin Sarandës ujë dhe energji,-tha-ministri-Sokol-Dervishaj.A mjafton kjo që Saranda të shfrytëzojë potencialin e saj? Shumë e rëndësishme, por jo e mjaftueshme,sipas-tij.Kemi planifikuar fillimin e punimeve për hyrjen e qytetit dhe besoj fillon shumë shpejt-dekraloi Derishaj-Jemi duke përfunduar projektin me P.P.P për -rrugën Kardhiq- Delvinë. Por prap Saranda meriton më shumë sepse është qytet portual dhe ka nevoje për një port me kapacitete turistike moderne, që turistët mos të vijnë nga rruga por edhe deti. Ai ftoi edhe KFW që të japë kontribut në këtë aspekt. Pas heqjes së ekskluzivitetit të TIA, ai-tha-se-kemi mundësinë për një aeroport të 2-të. Në sytë e mi s’ka vend më të mirë se Saranda për këtë aeroport. Dhe besoj kjo do ta bëjë të pathyeshëm potencialin turistik të Sarandës”.

Eventet

<tetor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
2526272829301
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
303112345

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ