Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > ​​1 QERSHORI, DITA KUR SARANDA ÇEL SEZONIN "VERE 2017"

Kategorite

Filtro:

​​1 QERSHORI, DITA KUR SARANDA ÇEL SEZONIN "VERE 2017"

​​Dita e parë e muajit qershor dhe dita më simbolike për gëzimin e fëmijëve, do të shënojë edhe çeljen zyrtare të sezonit "Verë 2017" për Bashkinë e Sarandës.  

Ajo do të jetë një ditë simbol për marrëdhënien e re me detin, me zhytjen me diellin dhe turistin. Njëmijë turistët e asaj dite që sjell, si çdo ditë të enjte kruaziera "MSC Poesia", do të jenë të përfshirë në eventin tonë të 1 Qershorit 2017 .

Njëherësh, 1 Qershori i sivjetëm do të jetë dhe një ditë promovimesh e organizimesh festive në komunitet, nën shoqërinë e produkteve artistike dhe të shërbimeve turistike e tregtare.

Në skenën që do të ngrihet në hapësirën e Plazhit "Rinia" (Centrali), do të ngjiten artistë të moshave e të llojeve të ndryshme të artit. Balerinët, brezat e folkut, violinistë të afirmuar dhe të vegjël, aktorë e prestigjatorë do të jenë në një program argëtues të përbashkët. 

Shetitorja do të kthehet në Panair promocional për këdo që ka për të thënë e për të dhënë diçka si aktor në tregun e turizmit që bëjnë Saranda dhe Ksamili.

Gjithçka, si një ftesë për të vizituar apo për të pushuar në destina-cionet e dëshiruara - Ksamil e Sarandë, për pushime të paharrueshme në këto brigje.

Ftohen të gjithë biznesmenët e fushës së hotelerisë, restoranteve dhe kulinarisë, si edhe tregtarë të tjerë e sipërmarrës të ndryshëm, ta përdorin këtë rast për të realizuar promocionin e produkteve dhe aktivitetit të tyre.   

Ejani, t'ju japim së bashku vlerë të shtuar Ditës së zyrtarizimit të sezonit "Verë 2017"

Bashkojuni agjendës sonë, për të ndarë së bashku gëzimin dhe vlerat e kësaj dite, të veçantë për të gjithë Sarandën e sarandiotët dhe adhuruesit e miqtë e saj.  

 

BASHKIA SARANDE

Eventet

<maj 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
24252627282930
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
29303134

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ