Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Miratohet Buxheti i Bashkise per 2017

Kategorite

Filtro:

Miratohet Buxheti i Bashkise per 2017

Pas një shqyrtimi e diskutimi prej 5 orësh, projektbuxheti për vitin 2017 ka marrë miratimin e këshillit Bashkiak, duke e kthyer në buxhet pune për Bashkinë e Sarandës. 
Përveç dëgjesave publike të organizuara nga Bashkia dhe nga Këshilli Bashkiak me komunitetin dhe grupet e interesit, projekti i ekzekutivit iu nënshtrua diskutimit edhe në komisionet e Këshillit Bashkiak. Në tërësinë e vet, kryetarët e grupeve e vlerësuan si real dhe mobilizues të të gjitha mundësive projektin e paraqitur. Rreth treguesve të veçantë e të rëndësishëm të projektit, nga mjaft këshilltarë u drejtuan pyetje, të cilat morën shpjegime nga drejtues përkatës në administratën e Bashkisë. Kryetarja e Bashkisë, zonja Florjana Koka, trajtoi në fjalën e vet politikat zhvillimore që reflekton projekti i buxhetit të ri dhe ftoi që pjesë e këtyre politikave të bëhet edhe çdo këshilltar, pasi ato nuk burojnë nga partitë politike, por nga nevojat komunitare dhe nga vlerësimi me përgjegjësi i tyre. 
Sikurse edhe buxheti e reflekton, u shpreh ndër të tjera Kryetarja Koka, në vëmendje parësore do të jetë dhënia e shërbimeve publike që kanë rëndësi të dorës së parë, si: furnizimi me ujë të pijshëm, shërbimi i pastrimit dhe ai i mbrojtjes së mjedisit, mirëmbajtja dhe trajtimi i infrastrukturës ekzistuese, cilësia e re dhe zgjerimi i rrjetit të ndriçimit publik bashkëkohor, investimi në mjediset shkollore, për të ofruar kushte më të mira për mësimdhënie. 
Ajo tha se, falë këtij buxhetimi, viti 2017 do të jetë vit i vijimit të vlerësimit dhe trajtimit të biznesit vendor si një partner i qeverisjes. Promovimi i aseteve tona historike, arkeologjike, kulturore e natyrore, si një trashëgimi që duhet ruajtur e zhvilluar, është një tjetër element që mban parasysh dhe nxit buxheti 2017. Ky buxhet dhe investimet që ai parashikon me adresim fermerët, u shpreh Kryebashkiakja Koka, përmirëson kullimin dhe ujitjen e tokave. Ky vit i ri pune i jep fund njëherë e mirë gjendjes problematike të trashëguar në vite e vite me radhë në fushën e bujqësisë. Pasuritë e natyrës, pyjet, kullotat, deti dhe pasuria e tij nënujore, liqeni i Butrintit, i cili përfaqëëson edhe një aset të shtuar turistik për Sarandën e Ksamilin, janë gjithashtu ndër fokuset e politikave zhvillimore, që mbart buxheti për vitin 2017. Buxheti i ri mbështet turizmin si shtylla kryesore dhe sektor udhëheqës në zhvillimin e ekonomisë, për të gjithë Bashkinë e Sarandës. Nga ana tjetër, buxheti i ri ngushton diferencat në kushte, rrethana e mundësi për t’u shkolluar, në territorin e Bashkisë Sarandë, duke dhënë mundësi për përafrimin e standarteve të mësimdhënies dhe mësimmarrjes.
Në një vështrim tërësor, në vlerësimin e titullares së Bashkisë së Sarandës, buxheti i ri përfaqëson, një stad të ri pretendimesh për këtë vit të ri pune e përpjekjesh të përbashkëta. Pritshmëritë tona, u shpreh ajo, janë të mëdha, ashtu si dhe sfidat. 
Nga ana e shumicës së këshilltarëve dhe kryetarëve të grupeve që e morën fjalën, u shpreh marrja e buxhetit me pozitivizëm, shikimi i tij me qytetari, si një dokument që jep energji e besim për punë të mira. 
Nga 27 këshilltarë të pranishëm në votim, 23 prej tyre votuan pro projektbuxhetit të paraqitur nga Bashkia, duke dëshmuar qytetari dhe përfaqësim dinjitoz të interesave komunitare, por edhe duke kërkuar njëherësh që pjesë e buxhetit të ri të bëhet transferta e 20 milionë lekëve për njësinë administrative Ksamil, kananlzimi i ujërave të zeza në një segment në rrugën 5 të Sarandës, rruga e fshatit Shelegar dhe marrja e nismës ligjore për njohjen zyrtare si fshat, të zonës së banuar Berdenesh. 
Totali i buxhetit nga te ardhurat e Bashkise per 2017 eshte planifikuar 568,545 mije leke, që është 14,671 mije leke me shume se ne 2016. Duke qenë se kerkesat per buxhetim jane shume me te medha, buxheti i ri u-planifikua me me-pak shpenzime operative per administraten. U evidentua se një element i rëndësishëm i këtij buxheti, është mosndryshimi i tarifave dhe taksave ndaj qytetareve, gje që do të thotë te ardhura fikse nga viti ne vit. Kjo perben dhe sfiden me te madhe per Bashkine, ne lidhje me mireadministrimin e te ardhurave. 
Lidhur ngushtë me këto karakteristika të qenësishme të buxhetit 2017 dhe me mirëkuptimin e tyre prej këshilltarëve, zonja Koka falenderoi këshilltarët për bonsensin e treguar dhe siguroi se me buxhetin e miratuar, gjatë vitit 2017 Bashkia Sarandë do të përdorë çdo vlerë monetare në mënyrë eficente dhe të orientuar nga plotësimi i shërbimeve të duhura, nga kryerja e investimeve të duhura, duke synuar cilësi më të mirë jete për banorët, një perspektivë të hapur për zhvillim vendor dhe ofertë më cilësore për pushime atraktive.

Eventet

<tetor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
2526272829301
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
303112345

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ