Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > MSC Poesia Sjell mbi 2 mijë turistë të huaj në Sarandë

Kategorite

Filtro:

MSC Poesia Sjell mbi 2 mijë turistë të huaj në Sarandë

13 prilli ka qenë një ditë e veçantë për turizmin e Sarandës. Në gjirin e saj, ka mbërritur e para kruazierë e kompanisë MSC, e mirënjohur në botë për udhëtimet kruiz. "MSC Poesia" ka qenë kruaziera që ka çelur turin e 30 udhëtimeve të kësaj kompanie prestigjoze drejt Sarandës. Në vlerësim të saj si ngjarje e rëndësishme turistike, në sheshin e portit u organizua një ceremoni pritëse, ku morën pjesë kryetarja e Bashkisë, zonja Florjana Koka, përfaqësuesi i kompanisë MSC në Shqipëri, Gazmend Haxhia dhe autoritete portuale e të kapitenerisë së Sarandës. Kryebashkiakja Koka tha ne pershendetjen e rastit se kjo eshtë një parathënie domethënëse për sezonin të cilin po përgatit Saranda dhe brenda të gjitha pritshmërive tona, për të shënuar fluksin më të madh se çdo vit tjeter, të turistwve te huaj. Turoperatori Haxhia, tha se MSC dhe "Albania Experience" qe ai perfaqeson, prej shume vitesh kane punuar te perfshijne ne guidat e tyre Saranden dhe vetem sot u mundesua kjo, qe do te ndodhe per çdo te enjte, me 30 prekje te tilla. Kompania MSC ka një kalendar mjaft impresionues prurjesh dhe prekjesh në Sarandë. Ne pritje te mbi 2 mije turisteve te "MSC Poesia", me te rinjte e grupit artistik "Zeri i Bilbilit", krijoi atmosfere te gezueshme festive. Atyre iu shperndane verore me mbishkrimin "Saranda 2017", si dhe kartolina e nenshkruar nga Kryebashkiakja Koka, me mbishkrimin "Ju deklaroj "Mik i Sarandes". Turistët e ardhur me " MSC Poesia", mësohet se janë nga vendet latine, amerikanë, anglezë, gjermanë, italianë e spanjollë. Mjaft prej tyre preferuan te ndjekin guiden ditore me autobusa, guida që patën në fokus Butrintin, Ksamilin, Syrin e Kaltër, dhe përfshinë edhe asetet turistike të Gjirokastrës. Te tjere "eksploruan" ne levizje te lire qytetin e Sarandes, ndersa ishin me qindra qe u zhyten ne detin e Sarandes, ne Plazhin "Rinia", buze shetitores. Vetëm në rrugë detare, nga porti i Sarandës, pritet që sivjet të preket shifra e 300 mijë turistëve, sipas Sotir Davelles, drejtor i portit. Gjatë gjithë verës dhe vitit 2017, pritet të ketë një dyfishim të numrit të kruazierave: nga 34 kruaziera në 2016, numri I tyre do të shkojë në 75 të tilla këtë vit.

Eventet

<tetor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
2526272829301
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
303112345

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ