Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Keshilli Bashkiak miraton Paketen Fiskale 2017

Kategorite

Filtro:

Keshilli Bashkiak miraton Paketen Fiskale 2017

​Ka marre votebesimin e shumices se Keshilltareve Bashkiake Paketa Fiskale 2017 per Bashkine e Sarandes. Drafti i paraqitur u vleresua si pakete qe mundeson rritjen e bazes se taksimit, nderkohe qe nuk projektohet rritje e te ardhurvave, pa rritur barren fiskale per qytetaret dhe familjaret. 
Ne fjalen e vet para Keshilltareve, zonja Florjana Koka, Kryetare e Bashkise se Sarandes, tha se "Ajo që lexohet në çdo rresht e në çdo tregues të Paketës që kemi përpara sot, por edhe pasi ke kthyer fletën e fundit të saj, është se viti 2017 është vit i Paketës pa rritje taksash. Sidomos ka vlerë dhe vërtetësi të thuhet kjo, nenvizoi zonja Koka, kur parasysh kemi qytetarin dhe familjarin e thjeshtë, detyrimet financiare që i lindin atij nga kjo Paketë. Kjo ka shumë rëndësi për ne të gjithë, u shpreh Kryebashkiakja, pasi ka të bëjë me masën e qytetarëve dhe familjarëve, për të cilët Paketa fiskale 2017, nuk u bëhet barrë e papërballueshme pagesash të paarësyeshme. Ajo eshte n dalur një nga shtyllat e kësaj Pakete, që është parimi: Të paguajë më shumë ai që fiton më shumë, duke qenë i qartë në draft një sistem përshkallëzimi sipas shkallës së fitimit."
Zonja Koka ka ftuar keshilltaret, jo thjesht si Kryetare, por edhe si qytetare, që me qytetari dhe votëbesim të tregojmë se i besojmë Paketës Fiskale 2017 dhe punës shumë të përgjegjshme dhe me shumë profesionalizëm, që është bërë për ndërtimin sa më funksional të saj dhe sa më favorizuese për bashkëqytetarët tanë, për biznesin vendor dhe për zhvillimin vendor. 
Pas kesaj drafti eshte hedhur ne votim dhe ka marre shumicen e votave te keshilltareve, duke marre vleren e dokumentit te miratuar per zbatim, duke e permiresuar edhe me verejtet e komisionit te financave, qe gjithashtu u votuan me shumice pro. 
Mbledhja e 6 shkurtit u drejtua nga z. Shpetim Ahmeti, zevendeskryetar i Keshillit Bashkiak. 

Eventet

<mars 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
272812345
6
7
e martë, mars 7, 2017
8
e mërkurë, mars 8, 2017
9101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ