NJOFTIM

"VERË DHE PORTOKALLE". Kështu titullohet spektakli i madh, i mbështetur nga Bashkia Sarandë. 
Aktorët më të suksesshëm e më të dashur të shou-t televiziv "Portokalli", do të luajnë live për publikun sarandiot dhe pushuesit e këtij turi në Sarandë. 
Spektakli do të jepet me 23 korrik, ora 20.30 në skenën e hapur të sheshit kryesor të qytetit të Sarandës, në afërsi të Parkut "Miqësia" (pranë shatërvanit). 
Mos e humbisni. 
Merrni më shumë buzeqeshje me "VERË DHE PORTOKALLE".​