Ky bunker i kohës së luftës së ftohtë, i zbuluar gjatë punimeve për rivlerësimin e RRugës së Flamurit në Sarandë, u është shtuar prej 1 qershorit pikave të interesit turistik që ka Saranda. Me këtë rast, si parathenie per zyrtarizimin e celjes sesezonit “Vere 2017”, u organizua një ceremoni e thjeshtë përuruese dhe promovuese e këtij aseti të shtuar. 
78 është numri i kartelës rregjistruese të bunkerëve të ngritur në Sarandë, në mbrojtje nga rreziku imagjinar që mendohej se do të vinte nga deti, u shpreh në këtë prezantim, Lefter Çeko, përgjegjës i Gaelerisë "Art-Saranda" dhe i rrjetit të muzeve të Bashkisë së Sarandës. 
Ne duhet të mos harrojmë të kaluarën qe ajo te mos na perseritet, por edhe qe te mund ta bejme terheqese per te huajt historine tone dhe ta vendosim atë në interesin e turistëve të huaj.- u shpreh në fjalën e vet në këtë ceremoni, zonja Florjana Koka, Kryetare e Bashkisë së Sarandës.
Bunkeri, i ndodhur në afërsi të filialit të Postës Shqiptare në Sarandë, u kurua në pikëpamje të imazhit dhe të mjediseve të brendshme, ku janë ekzpozuar foto dhe gjendet informacion rreth fushatës së ashtuquajtur për fortifikimin e Shqipërisë. 
Bunkeri është në dispozcion të çdo vizitori, vendas e të huaj.