Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 "Për të Drejtën e Informimit" është përgatitur programi i transparencës për Bashkinë Sarandë. Ky program është orientues për ndërtimin e punës për komunikimin me publikun dhe mediat, si dhe për përdorimin e gjithë mjeteve e mundësive për të bërë transparente veprimtarinë e institucionit të Bashkisë së Sarandës, konform kornizës ligjore të funksionimit, bazuar në ligjin nr.119/2014 "Për të Drejtën e Informimit" (LDI).
Ky program përfaqëson një mënyrë konkrete, përmes së cilës Bashkia Sarandë dhe institucionet në varësi të saj, ndërtojnë dhe realizojnë transparencën e funksionimit për vitin 2019.
Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së institucionit të Bashkisë, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare të fb bashkiasarande@yahoo.com, në saitin zyrtar www.bashkiasarande.gov.al e deri në daljet periodike para publikut dhe mediave, përfshi edhe aktivitetin që kryhet në Zyrën e shumë Shërbimeve me Një ndalesë (OSSH) për Qytetarët, apo në organizimin e pritjeve e përditshme të publikut,
Programi i transparencës për vitin 2019 parashikon përditësimin e rubrikave në faqen zyrtare të websitit dhe të fb, me tekste, material fotografik e audioviziual për gjithë veprimtarinë e titullarit të Bashkisë.
Rubrikat e fb dhe te webit krijojnë një akses të mirë për publikun dhe këdo që është i interesuar të marrë informacion përmes saj, lidhur me strukturën përkatëse organike, organigramën, kriteret për rekrutime të reja në administratën publike, publikimin dhe respektiminin e këtyre kritereve. Po kështu, operohet edhe për të bërë transparente veprimtarinë e Këshillit Bashkiak, rendin e ditës të mbledhjeve të radhës të këtij Këshilli dhe publikimin e vendimmarrjes së këtij Këshilli.
Po bëhen gjithë përpjekjet që mbledhjet më të rëndësishme të Këshillit Bashkiak të bëhen me pjesëmarrje sa më të gjerë të qytetarëve dhe që pjesa më e mirë e tyre, të transmetohet në mediat vendore, ose drejtpërdrejtë ose përmes emisioneve speciale.
Në përmbajtje të programit të transparencës, një hap i rëndësishëm përpara këtë vit është vënia tërësisht në funksion e One Stop Shop, në katin e parë të Bashkisë, ku shërbejnë 4 operatorë. Ata presin publikun në mënyrë të përditshme dhe administrojnë e adresojnë kërkesat e ankesat e qytetarëve.
Nga ana e Kryetares së Bashkisë, ushtrohet kërkesë dhe kontroll në rritje që digitalizimi i kërkesave, ankesave dhe informacionit që vjen nga qytetarët, të bëhet një mënyrë pune për vitin 2019, duke rritur jo vetëm transparencën, por edhe korrektësinë në kthimin e përgjigjeve apo në dhënien e zgjidhjeve për shqetësimet e bëra prezent e duke mundësuar ndjekjen në mënyrë elektronike të rrugës që bën çdo kërkesë e ankesë.
Për çdo drejtori dhe specialist ka përmirësime të pakrahaueshme me të kaluarën në saktësinë dhe shpejtësinë e përpunimit të informacionit që vjen nga publiku.
Bëhet kujdes maksimal që informacioni publik pa kërkesë të jetë:
- i plotë;
- i saktë;
- i përditësuar;
- i thjeshtë në konsultim;
- i kuptueshëm;
- lehtësisht i aksesueshëm;
- i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

Në mjediset e pritjes së publikut, janë disa kategori të informacionit. Atje gjenden të publikuara:

§ Paketa Fiskale 2019
§ Struktura organizative
§ Tekstet e plota, të kronikave të veprimtarive më të rëndësishme dhe me interes publik
§ Njoftime të rëndësishme që i interesojnë komunitetit
§ Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresa postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
§ Të dhëna për shërbimet që ofrohen në Zyrën me Një Ndalesë (One Stop Shop), orari i shërbimit
§ Do të rrisim presionin për publikimin edhe të informacionit për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/ partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, "Për prokurimin publik", dhe të ligjit nr. 125/2013, "Për koncesionet dhe partneritetin publik privat", që kryhen për llogari të autoritetit publik.
§ Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t'i përfituar ato etj.

Në përputhje me këtë program transparence, të miratuar, Bashkia Sarandë afishon në mjediset e OSSH edhe këtë "Program të Transparencës", për ta bërë të njohur për qytetarët dhe për t'u ballafaquar me detyrimin ligjor dhe veprimtaria e qeverisjes t'i nënshtrohet kontrollit dhe verifikimit nga qytetarët.

KRYETARE

FLORJANA KOKA