​​

RRETH 30 BZINESMENE NGA KOSOVA PER 3 DITE NE SARANDE

Bashkia e Sarandes, nen kujdesin e posaçem te Kryetares Florjana Koka, ne bashkepunim me Ambasaden e Shqiperise ne Prishtine, e personalisht te ambsadorit Qemal Minxhozi, kane organizuar nga fundjave me agjende ekonomike dhe turistike per njerez te rendesishem te Kosoves. 
Kjo agjende mundesohet duke bashkepunuar ngushte me Ministrine e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencine për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), si dhe me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes të Shqipërisë.Aktiviteti i perbashket shtrihet ne harkun kohor te tri diteve, duke nisur prej dates 9 deri me 11 mars 2017, qe ne thelb eshte nje aktivitet i përbashkët për promovimin e tregtisë, turizmit dhe bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.
Qellimi eshte qe te organizohet promovimi i produkteve nga Kosova si dhe organizimi i takimeve B2B ndërmjet bizneseve nga Kosova dhe Shqipëria.
Ky aktivitet i përbashkët promovues i tregtisë, turizmit dhe bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve është pjesë e agjendës së përbashkët të dy qeverive për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.
Shkembimi i eksperiencave konkretizohet me takmin "B2B", qe mbahet me 10 mars ne mjediset e filialit universitar te Sarandes, per te vijuar me vizita ne qendren e deporimit te midhjes ne Manastir, me vizita ne ekonomi te kultivimit te midhjes e ne ekonomine e rritjes artificiale te peshkut ne Ksamili, me vizita ne plantacionet e agrumeve te Xarres e Mursise etj.
Grupi i biznesmeneve nga Kosova do te kryejne edhe vizita ne qytetin antik te Butrintit, ne Kalane e Ali Pashes ne Vivar e ne Kalane trekendore, si dhe ne Galerine "Art-Saranda" e ne kompleksin muzeal te Bashkise Sarande, ne Kalane e lekuresit etj. 
Delegacioni nga Kosova udhëhiqet nga Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ndërsa delegacioni nga Shqipëria udhëhiqet nga Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi. 
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë 24 biznese nga Kosova dhe 36 nga Shqipëria.​