Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Bashkia > Projektet Prioritare te Bashkise Sarande

Projektet Prioritare te Bashkise Sarande

​​PROJEKTE TË IDENTIFIKUARA NGA B.SARANDË

1.Titulli i Projektit

Ndërtimi Ujësjellësit me vetrrjedhje nga burimet e "Tatëzatit"ose të "Syrit të kaltërt"

 

Qëllimi i Projektit

Përmirësimi në sasi e cilësi i furnizimit me ujë të pandërprerë, 24 orë, të banorëve të zonës turistike të bregdetit.

Kostua paraprake e projektit

1.734.578.657 lekë

 

Numri popullsisë përfituese

50.000 banorë, në sezon 150.000

 

Grup moshat që përfitojnë

Përfitojnë të gjithë grup-moshat e popullsisë

 

Impakti Ekonomik

Rrit cilësinë dhe garancinë e furnizimit me ujë të banorëve. Efekt financ. 45 mil.lekë.

 

Impaktet në zhvillimin urban

Zgjidhje afat-gjatë deri në 50 vjet, për një popullsi mbi 200 mijë banorë

 

Kohë zgjatja

Afati i zbatimit të projektit 18 muaj.

 

Niveli i Riskut

Prurjet në burim në periudhën e pikut të rënies së debitit të burimit të ujit.

 

Impakti ndikimit Mjedis

Kuron qytetin nga një plagë shumë- vjeçare,përmirëson peisazhin fizik e panoramik të tij.

 

2.Titulli i Projektit

Ndërtimi i Shëtitores dhe integrimi i vijës bregdetare, të ujit,H.Butrint-K.Çukës",3 km, "Lugo mare".

 

Qëllimi i Projektit

Zhvillimi i infrast. vendore publike, krijimi i strukturave të reja atraktive në rritjen e cilësisë së jetës e të kapac.turistike të qytetit.

Kostua paraprake e projektit

1.524.723.000 lekë

 

Numri popullsisë përfituese

45.000 e në kohë sezoni 350 mijë përfitues

 

Grup moshat që përfitojnë

Të gjitha grup-moshat,por kryesisht të rinjtë 15-30 vjeç dhe të moshuarit mbi 65 vjeç.

 

Impakti Ekonomik

Gjeneron t'ardhura dhe 350 vende të reja pune, gjallërohet biznesi dhe rivlerësohet në shtesë çdo potencial zhvillimi.

 

Impaktet në zhvillimin urban

Vitalizon gjithë infrastrukturën turistike me vlera të jashtëzakonshme në rritjen e performancës e të kapac.urbane e turistike të qytetit

 

Kohë zgjatja

36 muaj

 

Niveli i Riskut

Situatë jo fort e qartë për punimet nënujore dhe statusi i pronave private në gjatësinë e saj.

 

Impakti ndikimit Mjedis

Vitaliz.gjithë parametrat mjedisor, ruan habitatet e vijës bregd., integron vijën e ujit dhe mënjanon çdo filtrim të UZ-ve në det.

 

 

 

3.Titulli i Projektit

Rijetëzimi i infrastrukturës së UZ-ve në qytet e në zonën informale e rurale në periferi të tij.

 

Qëllimi i Projektit

Përmirësimi i infrast.së kanaliz.UZ-ve dhe futja në efiçencë e tyre. Aktualisht përgjithësisht jashtë funksionit

Kostua paraprake e projektit

1.050.000.000 lekë

 

Numri popullsisë përfituese

41.500 e në kohë sezoni 150 mijë përfitues

 

Grup moshat që përfitojnë

Gjithë grup-moshat

 

Impakti Ekonomik

Përmirësimi i cilësisë së jetës së banorëve dhe performancës së shërb.publike e turistike.

 

Impaktet në zhvillimin urban

Përmirëson dhe fut në efiçencë infrast.e UZ-ve aktualisht jashtë funksionit në qytet e zonën rurale

 

Kohë zgjatja

20 muaj

 

Niveli i Riskut

Situatë e paqartë për punimet nëntokësore.

 

Impakti ndikimit Mjedis

Përmirëson parametrat mjedisor e cilësinë e jetës të banorëve.

 

 

4.Titulli i Projektit

Rifreskimi dhe vitalizimi i fasadave të ndërtesave në zonën intesive urbane (A+B) të qytetit. ( 35 mijë m2).

 

Qëllimi i Projektit

Rivitalizimi i fasadave të ndërtesave karakteristike në zonën intensive urbane (A+B) të qytetit.

Kostua paraprake e projektit

75.000.000 lekë

 

Numri popullsisë përfituese

direkt 3500 përfitues

 

Grup moshat që përfitojnë

Gjithë grup-moshat

 

Impakti Ekonomik

Efekte sociale. Rritja e cilësisë së jetës dhe e jetëgjatësisë së ndërtesave.Rrit vlerën e aseteve të qëndrueshëme në përbërje të tyre.

Impaktet në zhvillimin urban

Përmirëson performancën urbane e imazhin fizik të zonës më atraktive të qytetit.

Kohë zgjatja

18 muaj.

Niveli i Riskut

Harmonizimi i interesave me banorët dhe pjesmarrja e tyre në restaurimin e fasadave të godinave të amortizuara.

Impakti ndikimit Mjedis

Përmirëson pamjen fizike si dhe largon lagështinë nga godinat e amortizuara.

 

5.Titulli i Projektit

Rikonceptimi dhe aredimi infrastrukturës urban i qytezës së Ksamilit

Qëllimi i Projektit

Zhvillimi i infrast. vendore urbane, me vlera urbanizuese e turistike.

Kostua paraprake e projektit

275.000.000 lekë

Numri popullsisë përfituese

9500 e në periudhë sezoni 45 mijë përfitues

Grup moshat që përfitojnë

Gjithë grup-moshat

Impakti Ekonomik

Zhvillon kapac. turistike, ekonom. e sociale me atraksionet që krijohen nga zbatimi i këtij projekti.Rrit vlerën e aseteve publike e jo publike.

Impaktet në zhvillimin urban

Përmirëson performancën urbane dhe infrastrukturën turistike të qytezës me rëndësi të veçantë në zhvillimet turistike

Kohë zgjatja

15 muaj

Niveli i Riskut

Harmonizimi i interesave publike me ato private , për lirimin e sheshit të zhvillimit të projektit.

Impakti ndikimit Mjedis

Krijon një mjedis atraktiv e funksional, zgjeron hapësirat publike e kapacitetet e gjelbërta.Krijon raporte të reja, mjaft kompetitiv teritor-mjedis.

 

 

 

6.Titulli i Projektit

Ndërtimi i terminalit të autob.të udhëtarëve, në qytet, angjensi&parkim i nëndheshëm

Qëllimi i Projektit

Përmirësimi i cilësisë së shërbimit e i menaxhimit të transportit të udhëtarëve.

Kostua paraprake e projektit

265.000.000 lekë

 

Numri popullsisë përfituese

Direkt 3500 dhe indirekt 35.000 përfitues.

Grup moshat që përfitojnë

Gjithë grup-moshat

Impakti Ekonomik

Përmirësohet cilësisht shërbimi i transportit ndaj klientelës, menaxhohet më mirë aktiviteti privat i transportit, kufizohet evazioni dhe rriten t'ardhurat.

 

Impaktet në zhvillimin urban

Rrit standartin e cilësinë e shërbimit dhe performancën turistike të qytetit.Letësohet trafiku në qytet.

Kohë zgjatja

15 muaj

 

Niveli i Riskut

Nuk mund të evidentojmë në këtë fazë nivel risku. Si aktivitet mund të realizohet me konçension, partneritet publik privat. PPP.

 

Impakti ndikimit Mjedis

Organizimi i terminalit jashtë qytetit shmang zhurmat dhe efektet e tjera negative si tymrat si dhe lehtëson trafikun e automjeteve.

 

7. Titulli i Projektit

Ndërtimi i Tregut Agro-Ushqimor i Shumicës.

Qëllimi i Projektit

Rritja e vlerës së prodhimit agrar nëpërmjet marketimit në standart të tij.

Kostua paraprake e projektit

250.000.000 lekë

Numri popullsisë përfituese

7.500 dhe indirekt 35.000 përfitues.

Grup moshat që përfitojnë

25-65 vjeç,mosha aktive.

Impakti Ekonomik

Rrit vlerën e prodhimit agrar , e bën atë më të konkurueshëm në treg .Stimulon edhe vetë prodhimit.

Impaktet në zhvillimin urban

Mbështet zhvillimin e prodhimit agrar e bën atë më kopetitiv në treg turistik e atë të zakonshëm dhe nëpërmjet imit ofron prodhimin me konsumin.

Kohë zgjatja

15 muaj

Niveli i Riskut

Luhatjet dhe paqëndrueshmëria në shfrytëzimin e kapacitetit përpunues të instaluar të këtyre qëndrave të ndërmjetme..

Impakti ndikimit Mjedis

Përmirëson paraqitjen tregëtare të prodhimeve agrare dhe rrit garancinë ushqimore e ofron prodhimin bio me tregun e konsumit.​

Eventet

<dhjetor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
27282930123
45678910
11121314151617
18192021222324
25
e hënë, dhjetor 25, 2017
2627282930
31
e diel, dhjetor 31, 2017
1234567

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ