Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Bashkia > Projekt vendimi per buxhetin e vitit 2016, 05 Mars 2016

Projekt vendimi per buxhetin e vitit 2016, 05 Mars 2016

                                            


REPUBLIKA E SHQIPERISE

BASHKIA SARANDE

DREJTORIA EKONOMIKE

 

PROJEKT-VENDIM

 

NR _____, DATË  _____________

 

MBI MIRATIMIN E BUXHETIT TË BASHKISË SARANDË

Nё mbёshtetje tё Ligjit nr. 139,date 17.02.2015"Per veteqeverisjen Vendore", neni 9 pika c dhe ç, neni 54 pika ç dhe dh, Ligji  9936, datё 26.06.2008, "Pёr menaxhimin e sistemit buxhetor nё Republikёn e Shqipёrisё",  Ligji nr.147, date 17.12.2015"Per buxhetin e vitit 2016" date ndryshuar, ne zbatim te  Udhezimit te Ministrise se Financave  nr.2 date 06.02.2012,"Per procedurat standarte te zbatimit te buxhetit",dhe te Udhezimit nr.1 date 15.01.2016,"Per zbatimin e Buxhetit te vitit 2016" , Kryerarja e Bashkise;

PROPOZON:

Të miratojë buxhetin e Bashkisë Sarandë për vitin 2016 me perberes;

 

 

Të ardhura vendore                                            346,772         mije lek

Të ardhura nga transferta e pakushtezuar         95,102         mije lek

Te ardhura te trasheguara nga viti 2015             62,000         mije lek

Transferta te tjera                                                    54,000         mije lek

Grande per investime nga buxheti i shtetit             900,000         mije lek

Transferta Specifike                                                 82,198         mije lek

Transferta te kushtezuara                                      201,800         mije lek

Totali                                                                        1,741,872  mije lek

             

 

Shpenzime per paga   dhe sig shoqerore               226,537   mije lek

Shpenzime Operative                                             253,233      mije lek

Transferta te ndryshme                                         240,800      mije lek

Shpenzime kapitale                                         1,021,302          mije lek

Totali                                                                  1,741,872    mije lek    

     

  1. Te miratoje ze per ze te ardhurat dhe shpenzimet sipas tabelave bashkengjitur relacionit.
  2. Per zbatimin e ketij vendimi ngarkohen Drejtorite,dhe njesite shpenzuese ne varesi te Bashkise.
  3. Te miratoje prioritetet  per projektet qe do te aplikohen ne Fondin Shqiptar te Zhvillimit per vitin 2016 e ne vazhdim.
  4. Ky vendim hyn ne fuqi pas shprehjes se ligjshmerise nga Prefektura Vlore.
  5. Per pregatitjen e  e ketij P/Vendimi jane ngarkuar drejtorite perkatese.     

 

 

 

  DREJTORIA EKONOMIKE                        DEJTORIA  JURIDIKE

          Teuta  STROKA                                       Eleron Gjoni


DREJTORIA  E TAKSAVE                        DREJTORIA ESHERBIMEVE

         Bujar ALLUSHI                                 Pellumb  HALIMI

 

 

DREJTORIA E URBANISTIKES                   

        Harallamb KOLOI     


 DREJTORIA E PROGRAMIMZHVILLIMIT                                                     Lluke  DEDI

KRYETARE

Florjana  KOKA




                                      REPUBLIKA E SHQIPËRISË
                                                                       BASHKIA SARANDE

KRYETARI

 

Relacion sqarues për projekt-buxhetin

 

Të nderuar Këshilltarë,

 

Projekt – buxheti i paraqitur përpara jush për miratim, është një bashkim i buxheteve të ish njësive të qeverisjes vendore që janë shkrirë për të krijuar Bashkinë e re.

Bazuar edhe nё udhëzimin e Agjencisë për Zbatimin e Reformës Territoriale si dhe të Ministrisë së Financave, me qëllim ruajtjen e stabilitetit financiar të Bashkisë dhe sigurimin e vazhdimësisë së funksionimit të Institucionit dhe të shërbimeve ndaj qytetarëve, Ju paraqes këtë projekt – buxhet për Bashkinë, që pas miratimit nga ana Juaj do të sigurojë vazhdimin e veprimtarisë financiare të Bashkisë.

Për shkak të lidhjes organike ndërmjet strukturës organizative, paketës fiskale dhe buxhetit, miratimi i paketës fiskale në ato nivele të ish komunave, duhet të harmonizohet me miratimin e buxhetit të Bashkisë së re si bashkim i buxheteve të ish njësive përbërëse. Ky buxhet do të mund të sigurojë balancën e nevojshme midis të ardhurave dhe shpenzimeve si dhe sigurimin e vazhdimësisë së financimit të shpenzimeve administrative, operative dhe të kontratave të shërbimeve dhe investimeve të lidhura midis ish njësive që janë shkrirë dhe subjekteve private.

Zyra e financës ka punuar për bashkimin e tabelave përkatëse dhe për rakordimin e të dhёnave duke realizuar balancimin e buxhetit të Bashkisë deri në mbyllje të vitit kalendarik 2015.

Duke besuar në miratimin e këtij projekt – buxheti, Ju falenderoj për mbështetjen dhe bashkëpunimin Tuaj.

 

           KRYETAR

 

   FLORJANA KOKA

________________________


 ​

Eventet

<dhjetor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
27282930123
45678910
11121314151617
18192021222324
25
e hënë, dhjetor 25, 2017
2627282930
31
e diel, dhjetor 31, 2017
1234567

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ