Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Bashkia > Mbrojtja e te Dhenave Personale Aksesi ne dokumentat e Insititucionit

Mbrojtja e te Dhenave Personale Aksesi ne dokumentat e Insititucionit

Mbrojtja e të dhënave personale dhe aksesi i publikut nё dokumentat e institucioneve – Tё drejtat individuale

Çdo shtetas shqiptar, person fizik ose juridik, me banim ose qendёr tё regjistruar nё Republikёn e Shqipёrisё, mund tё kёrkojё akses nё cdo lloj dokumentacioni qё mbahet nga institucionet e administratёs publike, nё cdo lloj forme, nё letёr, nё mёnyrё elektronike ose nё mёnyrё audiovizive – pёr cёshtje lidhur me politikat, aktivitetet dhe vendimet qё i takojnё sferёs sё njё institucioni pёrgjegjёs.

Kёrkesa pёr akses mund t'i dёrgohet nё formё shkresore, me postё tё rregullt apo email, institucionit qё administron dokumentin.

Kur kёrkohet informacion, i cili pёrmban tё dhёna personale, atëherё kёrkesa duhet tё pёrmbajё arsyet pse aksesi ёshtё i nevojshёm. Nё disa raste, institucioni shtetёror, mund tё refuzojё pёr tё dhёnё njё dokument, ose njё pjesё tё tij. Arsyet pёr refuzim duhet tё bazohen nё ligj dhe nё arsyetimin se publikimi i dokumentit ёshtё i dёmshёm, sipas rregullave procedural tё pёrshkruara nё legjislacion apo rregulloret e posaçme.

Ligji pёr mbrojtjen e tё dhёnave personale nuk zbatohet pёr rastet kur jepet informacion pёr persona publikё ose zyrtarё tё administratёs publike (shtetёrore), nёpёrmjet tё cilit pasqyrohet aktiviteti publik, administrative ose cёshtje lidhur me detyrёn e tij.

Nёse ju keni kёrkuar akses pёr dokumente nё njё institucion apo organ shtetёror dhe mendoni se ju ёshtё refuzuar aksesi nё mёnyrё tё pajustifikueshme, mund tё parashtroni ankesё pranё Komisionerit pёr Mbrojtjen e tё Dhёnave Personale.

Autoriteti Publik mund tё bёjё refuzimin e kёrkesёs pёr dhёnien e dokumentit, ku nxjerrja e njё dokumenti tё caktuar mund:

  • Tё dёmtojё interesin publik (nё vecanti sigurinё publike, mbrojtjen dhe sigurinё kombёtare, marrёdhёniet ndёrkombёtare ose politikat financiare, monetare apo ekonomike tё shtetit);
  • Tё dёmtojё jetёn private tё individit;

Edhe nё rastet kur interesi public predominon, pra kur nevojitet nxjerrja ose publikimi I njё dokumenti, justifikohet refuzimi i tij, nё rastet kur:

  • Dёmton mbrojtjen e interesave ekonomike tё personave tё caktuar fizik ose juridik, duke pёrfshirё edhe pronёsinё intelektuale;
  • Ёshtё nё dёm tё procedurave gjyqёsore apo kёshillimit ligjor;
  • Dёmton qёllimin e inspektimit, hetimit dhe auditimit;

Refuzimi ёshtё justifikuar kur njё zbulim i tillё mund tё dёmtojё seriozisht vendimmarrjen e organit shtetёror. Siç mund tё jetё:

  • Dokumenti ështё i hartua nga institucioni pёr pёrdorim tё brendshёm ose i marrё prej tij dhe ka tё bёjё me njё cёshtje pёr tё cilёn nuk ёshtё marrё ende vendimi.
  • Dokumenti pёrmban mendime pёr pёrdorim tё brendshёm si pjesё e shqyrtimeve paraprake edhe pasi vendimi ёshtё marrё.

Dokumentet qё nuk bёjnё rast nё pёrjashtimet e sipёr cituara dhe pёr tё cilat nuk ka njё arsye ligjore qё tё justifikojё refuzimin e lёshimit tё dokumentit, mund tё jepen.

Nё rastet kur dokumenti I kёrkuar ka lidhje me njё palё tё tretё, institucioni mund tё konsultohet me palёn e tretё, pёrpara se tё japё njё document tё tillё.

 

Tё drejtat e subjektit tё tё dhёnave

  1. E drejta për akses (Çdo person katё drejtё tё kёrkojё me shkrim marrjen e njё tё dhёne tё caktuar, pёrveç rasteve kur ndalohet me ligj…).
  2. E drejta për të kërkuar korrigjimin ose fshirjen (Çdo subject i të dhënave ka të drejtë të kërkojë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave, kur vihet në dijeni se të dhënat rreth tij nuk janë të rregullta, të vërteta, të plota…).
  3. Vendimmarrja automatike (Çdo person ka të drejtë të mos jetë subjekt i vendimeve, të cilat shkaktojnë efekte ligjore për të ose ndikojnë në mënyrë të rëndësishme tek ai dhe kur vendimi është bazuar vetëm në përpunimin automatic të të dhënave, që synojnë të vlerësojnë disa aspekte personale…).
  4. E drejta e subjektit të të dhënave për të kundërshtuar (Subjekti i të dhënave ka të drejtë të kundërshtojë, në çdo kohë, mbështetur në ligj, përpunimin e të dhënave rreth tij, perveç rasteve kur parashikohet ndryshe nё ligj…).
  5. E drejta për t'u ankuar (Çdo person, që pretendon se i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm per të dhënat personale, ka të drejtë të ankohet ose të njoftojë komisionerin…).
  6. Kompensimi i dëmit Çdo person, të cilit i është shkaktuar një dëm, si rezultat i përpunimit të paligjshëm të të dhënave personale, ka të drejtë t'i kërkojë kompensim kontrolluesit për dëmin e shkaktuar…).

 

Bazuar nё Ligjin nr.9887, datё 10.03.2008 "Pёr mbrojtjen e tё dhёnave personale", i ndryshuar.​

Eventet

<prill 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
272829303112
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
1234567

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ