Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Bashkia > Binjakezime

Binjakezime

​Informacion mbi bashkëpunimin me Bashkitë me të cilat  Bashkia Sarandë është binjakëzuar​

Bashkia Sarandë në frymën e bashkëpunimit me bashki e komuna brenda dhe jashtë vendit është binjakëzuar me dy komuna në Itali, me komunën Riccone dhe  Otranto, me  dy bashki në Greqi, me bashkinë e Korfuzit dhe Stavropulis, me bashkinë e W​eiz ne Austri, me bashkinë e Larnakas ne Qipro, dhe me komunat e Gjilanit dhe të Suharekës në Kosovë.

Prioritetet tona  janë që të realizojmë dhe të  promovojmë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik  nëpërmjet operacioneve të përbashkëta, jo vetëm për të lehtësuar marrëdhëniet ndërmjet  vendeve tona, por edhe në nxitjen e sipërmarrjes, zhvillimit të turizmit,  nxitjes së masave e të insiativave të përbashkëta në  mbrojtje të mjedisit,   të trashëgimisë kulturore dhe asaj natyrore.

Qëllimi ynë i  përbashkët është shkëmbimi i përvojave e eksperiencave pozitive dhe afrimi e forcimi i miqësisë midis  popujve tanë.

Bashkitë dhe komunat me të cilat jemi binjakëzuar kanë eksperiencë shumëvjeçare në ofrimin e shërbimeve të konsulencës dhe mbështetjes shkencore për bizneset dhe organizmat, në lidhje me çështjet e punësimit, menaxhimit dhe organizimit të territorit si dhe në realizimin dhe menaxhimin e programeve kombëtare dhe evropiane.  Bashkëpunimi në fusha të ndryshme po na ndihmon në gjetjen e ortakëve të interesuar në këto vende dhe në Shqipëri, të cilët  do të ndikojnë në përpilimin e përbashkët të aplikimeve në projektet e B.E., përgatitjen e plotë të dosjes së aplikimit, administrim dhe mbështetje shkencore në realizimin e produktit etj.

Jemi  pra të disponueshëm  për takime ku  do të paraqesim planet dhe fushatë paraprake të bashkëpunimit, zhvillimin e masave të përbashkëta të bashkëpunimit, shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të aktiviteteve ndërmjet departamenteve, shoqatave profesionale dhe dhomave të tregtisë, mbështetje për aktivitetet kërkimore dhe studimore midis universiteteve tona, shkëmbimin e përvojave  në çështjet e biznesit, promovimin e ngjarjeve të përbashkëta etj.

Ekonomia e rajonit tonë bregdetar  është karakterizuar nga  mundësitë e punësimit në sektorin e turizmit, i cili është industria kryesore që mbulon rreth 28-30% të G.D.P. Së bashku me zhvillimin ekonomik ne promovojmë turizmin e qëndrueshëm  duke  marrë parasysh potencialet natyrore dhe kulturore të rajoneve tona. Prandaj, për promovimin e veprimeve të përbashkëta kërkohet nevoja e trajnimit dhe kualifikimit të burimeve njerëzore. Fushat tona të bashkëpunimit janë të shumta, ndër të cilat mund të vecojmë:

  • Promovimi i  bizneseve të vogla(SMS) ndërmjet web site-ve të përbashkëta.
  • Promovimi dhe nxitja e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm .
  • Nxitja e masave të përbashkëta për mbrojtjen e mjedisit.
  • Zhvillimi i standarteve për shërbimet dhe trajnime të përbashkëta.
  • Rritja e aktiviteteve të përbashkëta  në natyrë.
  • Bashkëpunimi mes universiteteve dhe institutet e trajnimit për të zhvilluar kurse të përbashkëta. Rritja e aktiviteteve të përbashkëta mes   studentëve.
  • Zhvillimi i lidhjeve me shërbimet lokale dhe shëndetësore.
  • Mbështetje në vendosjen dhe implementimin e teknologjive të reja. Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikacionit  T.I.K.
  • Zhvillimi i programeve veçanërisht në fushat e bujqësisë organike,  të energjisë alternative, të menaxhimit të burimeve të ujit, për menaxhimin dhe trajtimin e mbeturinave dhe ujrave të zeza etj
  • Zhvillimi i veprimtarive që të promovojë karakteristika të përbashkëta tradicionale (muzikë, gjuhë, folklor), duke përfshirë edhe ngjarjet e përbashkëta kulturore (festivale).
  • Vendosja dhe zhvillimi i marrëdhënieve midis Dhomave të Tregëtisë dhe Industrisë reciproke.  
  • Shkëmbime të ndërsjellta në të gjitha fushat sidomos midis rinisë.
  • Kontributi me përpjekje të përbashkëta dhe angazhime reciproke në të mirë të paqes dhe mirëqënies së të dy vendeve. 
  • Zhvillimin e marrëdhënieve miqësore me përfshirjen e institucioneve dhe shoqatave publike e private.   
  • Shkëmbime eksperiencash përsa i përket punës dhe shërbimeve nga stafi i bashkive reciproke. 


 

Eventet

<gusht 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
31123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ