​​DETYRAT E SHEFIT TË KABINETIT DHE ZEDHËNËSIT TË SHTYPIT:

 Kabineti ka për detyrë përgatitjen e materialeve dhe plotësimin e kushteve të përshtatshme për zhvillimin normal të veprimtarisë së përditshme të Kryetarit, sipas axhendës së caktuar dhe miratuar paraprakisht prej Tij.

Kujdeset për ndjekjen e programeve vjctorc dhe periodike për të gjithë veprimtarinë e aparatit në zbatim të realizimit të misionit të Bashkisë si dhe për ndjekjen e plotësimit të detyrave të përcaktuara në to.

Ndjek, monitoron dhe raporton para institucionit të Kryetarit ecurinë e zbatimit të politikave të Bashkisë.

Organizon punën për evidentimin, sistemimin dhe trajtimin e korrespondencës që i vjen Kryetarit.

Organizon punën që veprimtaria e Kabinetit të jetë në përputhje me vizionin e Kryetarit dhe politikat e zhvillimit të fushave që mbulon Bashkia.

Kontrollon punën dhe koordinon veprimtarinë e të gjithë stafit të Kabinetit.

Organizon punën në përputhje me axhendën e Kryetarit dhe plotësimin e detyraveqë rrjedhin prej saj.

I parashtron Kryetarit mendime për cështje të ndryshme të rëndësishme të punës së përditshme.

Plotëson në kohë të gjitha detyrat që i ngarkohen nga Kryetari i Bashkisë.

Merr korrespondencën ditore që hyn në Bashki drejtuar Kryetarit, seleksionon dhe kartelizon materiale të rëndësishme me të cilat duhet të njihet Kryetari dhe praktikat e tjera duke dhënë dhe porositë e rastit, jua adreson drejtorive përkatëse.

Ndjek Axhendën e Kryetarit.

Harton tematikën vjetor të veprimtarisë së Kabinetit.

Ndjek porositë e Kryetarit për Kërkesë-Ankesat e sigluara deri në finalizim të tyre duke angazhuar sipas rastit drejtoritë përkatëse ose institucionet vartëse.

Ndjek funksionimin dhe eficencën e institucioneve vartëse të Bashkisë si: Qendra Kulturore e Bashkisë, Klubi Sportiv, etj.

Ndjek punën dhe funksionimin e Orkestrës Frymore të Bashkisë Sarandë; funksionimin e bordit artistik të Orkestrës Frymore të Bashkisë; kalendarin mujor dhe vjetor të kësaj orkestre,etj.

Ndjek funksionimin e Bordit për Shqyrtimin dhe Vlerësimin e Projekteve (Aksionet kryesore kulturore-artistike-rinore-sociale, etj-me bashkëfinancim nga Bashkia) - BSHVP.

Ndjek funksionimin e Komisionit të Vlerësimit të Krijimtarisë Artistike (KVKA).

Ndjek monitorimin e mediave kryesisht në relacionin me Sarandën (Mediat lokale, kombëtare dhe Bashkia Sarandë).

Realizon koordinimin e punës së strukturave të Bashkisë me mediat për:

Prononcime tematike në media nga Drejtoritë/zyrat e Bashkisë Sarandë

Reagimet zyrtare në Media për kritikat dhe atakimet e mundshme sipas sektorëve

Harton dhe shpërndan në organe të ndryshme të Mediave (audiovizive-RadioTV & të printuara-Gazeta) sipas rastit: Komunikata për Shtyp, Njoftimeve për Shtyp për zhvillimet në njësinë administrative të Bashkisë Sarandë.

Përgatit Konferenca periodike për Shtyp të Kryetarit të Bashkisë për mediat lokale ose kombëtare.

Koordinon punën mbi bazën e politikave dhe prioriteteve të Bashkisë për promocionin mediatik me redaksitë e gazetave dhe TV.

Monitoron dhe sugjeron plotësimin, freskimin dhe pasurimin e Faqes së Internetit të Bashkisë (www.bashkiasarande.gov.al)

Ndjek punën promocionale për funksionimin e "LaBINGUT SARANDA" në bashkëpunim me zv.Kryetarët e Bashkisë, drejtorinë e turizmit dhe strukturat e tjera bashkiake.

Monitoron dhe sugjeron funksionimin dhe diversifikimin e stimujve në fusha të ndryshme (medalione/konkata, etj) me logon e Bashkisë sipas fushave dhe kontributeve në perputhje me imazhin e Kryetarit të Bashkisë.

Ndjek funksionimin e komisionit të vlerësimit të krijimtarisë artistike (KVKA- strukturë ekzekutive e miratuar në këshillin bashkiak), duke u konsultuar sipas rastit me auditin dhe drejtorinë juridike të Bashkisë.

Ndjek punën e strukturave të Bashkisë për matjet dhe monitorimin e nivelin të kënaqësise së komunitetit dhe grupeve të ndryshme të interesit për shërbimet e ofruara nga administrata dhe specialistët e Bashkisë dhe dhe ndjek zbatimin e masave të drejtorive për përmirësime, plotësime dhe forcimin e imazhit dhe kapaciteteve të menaxhimit për problematikat që shtrohen para Bashkisë.

Përgatit konferencat periodike për shtyp të Kryetarit të Bashkisë.

Harton dhe publikon sipas problematikës së punës në Bashki komunikata dhe njoftime për shtyp.

Koordinon punën e institucionit të Bashkisë për prononcime tematike në media sipas rastit nga drejtoritë dhe zyrat respektive.

Bashkëpunon me mediat e printuara dhe audiovizive brenda e jashtë vendit për intervista periodike të Kryetarit të Bashkisë ose drejtorëve të drejtorive.

Monitoron, bashkëpunon dhe ushqen mediat me lajme në raportet me Sarandën dhe institucionin e Bashkisë.

Koordinon punën për promocionin mediatik e turistik gjithëvjetor të Sarandës dhe krijimin e imazhit shumëdimensional të punës së institucionit të Bashkisë dhe impaktet në përmirësimin e cilësisë së jetesës.

Harton relacione periodike (javore dhe mujore) për Kryetarin në lidhje me probleme të veçanta të jetës në qytet dhe rajonin e Bashkisë.

 

Sekretarja e Kryetarit​

Është pjesë e strukturës së Kabinetit të Kryetarit.

Sistemon e regjistron të gjitha materialet që qarkullojnë në Zyrën e Kryetarit të Bashkisë.

Organizon e siguron rregullsinë e hyrjes së të gjitha materialeve informative për Kryetarin.

Kontrollon praktikat shkresore të përgatitura për firma të Kryetarit, (sheh e vlerëson cilësinë e përgatitjes, shoqërimin me kuadrin ligjor dhe standartin e konceptimit dhe në konsultim me shefin e kabinetit kur i vlerëson të rregullta, i'a paraget për firmë Kryetarit; në të kundërt, i kthen në drejtoritë përkatëse për plotësimet e nevojshme.

Evidenton dhe organizon realizimin e axhendës së përditëshme të Kryetarit.

Nëpërmjet zyrës së protokoll arkivës pret dhe nis gjithë korespondencën personale të Kryetarit.

 

Ndërlidhesi Komunitar

Detyra të veçanta të specialistit

Krijon dhe lehtëson kontaktet dhe procesin e konsultimit dhe të këshillimit me publikun për një qeverisje cilësore nëpërmjet tërheqjes së drejtpërdrejtë të mendimeve, sugjerimeve dhe vërejtjeve.

Identifikon problematikën që shqetëson komunitetin dhe paraqet para drejtorive dhe zyrave të Bashkisë sugjerime për përmirësimin e realiteteve të konstatuara.

Monitoron dhe identifikon rastet e ndërhyrjeve të paligjshme në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm, të dëmtimit të mjediseve pubike, dhe koordinon komunikimin mes strukturave bashkiake dhe komunitetit lokal.

Realizon monitorimin e projekteve dhe përgatit raporte vlerësuese duke përfshire edhe përfaqësues të komunitetit ku janë kryer investimet.

Në bashkëpunim me zyrën e politikave sociale të Bashkisë mban në vëmendje problematikat sociale të Bashkisë dhe përfshirjen e të rinjve të qytetit në projekte që kanë të bëjnë me mjedisin, kulturën, arsimin, etj.

Bashkëpunon me strukturat e Bashkisë që veprojnë në fushën e kujdesit dhe përkrahjes sociale dhe informon në lidhje me verifikimin e rasteve të përfitimit të ndihmës ekonomike, për ato që përfshihen në projekte të punëve publike, në verifikimin e familjeve në nevoje, të rasteve që kërkojnë trajtim të veçantë në kuadër të kujdesit social, etj.

Ndërlidhësi komunitar promovon grupet me bazë komunitare në vendosjen e bashkëpunimit dhe partneriteteve me struktura të caktuara të pushtetit vendor për çështje me interes publik dhe komunitar.

Evidenton dhe mban lidhje bashkëpunimi me organizata joqeveritare (OJF) aktiviteti i të cilave ka ndikim në komunitet.

Mban lidhje me aktorë të ndryshëm për impaktet e vlerësimit dhe ndikimit në mjedis. Kujdeset për krijimin e Arkivit të Kabinetit dhe angazhohet për pasurimin e pavionit historik të Bashkisë Sarandë për sistemimeve të: filmimeve, fotografive historike nga jeta e qytetit dhe për ngjarje e vepritmari sipas Kalendarit dhe axhendës së Kryetarit, etj.    .

Është në dispozicion të sekretarisë së Këshillit të Bashkisë në momentin e përgatitjes së materjaleve për mbledhjen e Këshillit të Bashkisë.​​